Të paguash më shumë, për më pak pension
Është dorëzuar referendumi kundër reformës së shtyllës së dytë të pensioneve BVG 21: Mbi 140’000 njerëz kanë nënshkruar kundër uljes së pensioneve. Unia bashkë me një aleancë të gjerë i kundërshton përkeqësimet.
Në të vërtetë pensionet, nga fondi pensional profesional (shtylla e dytë e sigurimeve shoqërore), do duhej rritur. Të paktën kështu ishte premtuar. Sidomos për gratë, të cilave tashmë iu është rritur mosha e pensionit. Por, rezultojë se e tëra ishte një rritje e kontributeve dhe ulje e pensioneve. Edhe pse kontributet që zbriten nga paga janë rritur, pensioni i ardhshëm i (arkës së pensioneve profesionale) BVG do të reduktohet me 270 CHF.
Gratë janë më së shumti të prekura
Reforma do të kishte pasoja negative për njerëzit me të ardhura të ulëta ose ata që punojnë me kohë të pjesshme. Pra kryesisht për gratë. Pas ‘AHV 21’, ky propozim do të nënkuptonte një përkeqësim të mëtejshëm për gratë.
Teorikisht, ligji i ri pas aprovimit duhet do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Për ta parandaluar, duhet një JO në referendum. Për reformën e BVG në fjalë, sipas të gjitha gjasave, do të votohet më datën 3 mars 2024.
Marek Wieruszewski, gazeta e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 5, 2023