Zvicër: Problemi me dumpingun në paga

Dumpingu në paga në Zvicër është bërë përditshmëri. Rastet skandaloze të dumpingut në paga gjithnjë e më shpesh zënë titujt e gazetave. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Dumpingu në paga është një problem i përgjithshëm që përfshinë gjithë vendin dhe në shumë sektorë. Ai ka dalë krejtësisht nga kontrolli. Andaj janë të nevojshme masat anësore shtese.

Pasi, nëse dumpingu në paga bëhet normalitet, kjo i dëmton punëmarrësit. Dumpingu në paga nxitë një përkeqësim në lëvizje, e cila u venë nën presion shumë ndërmarrje, vende të punës dhe paga. Pasojat: ndërmarrjet korrekte duhet të zvogëlojnë vendet e punës dhe ato të trajnimit, ndërsa pagat ulen.

Nevojiten instrumente efektive kundër dumpingut në paga

Në Zvicër autoritetet zyrtare janë përgjegjëse për zbatimin e kushteve të pagave dhe të punës. Mirëpo, mungojnë instrumentet, për të vepruar kundër dumpingut në paga. Firmat që bëjnë shkeljet – edhe kur kapen në vepër – praktikisht kanë mundësi të vazhdojnë keqpërdorimin papengesë. Ato nuk duhet të llogarisin me pasoja serioze. Andaj janë të nevojshme masat efikase për të ndalur dumpingun në paga.

Dumpingu në Cyrih: mbi 100’000 franga pagë plotësuese

Një grup pllaka-ngjitësish kanë punuar që nga korriku në kantierin e “Europaallee” tek nën-ndërmarrja e një firme pllaka-ngjitëse. Pagë nuk merrnin pothuaj se fare. Ata pos tjerash janë detyruar të falsifikojnë dokumentet, për të mos ra në sy dumpingu në paga.

3500 franga neto në muaj u ishin premtuar të 11 punëtorëve në Itali për punën që do të bënin tek një nën-ndërmarrje në Zvicër. Në vend të pagës së plotë atyre u janë pagua në dorë vetëm pak para pa kurrfarë dëftese.

Kur, për shkak të kontrolleve të mundshme, kjo taktikë shefave iu duk e sikletshme, me dinakëri përmes një mashtrimi të keq filluan të lëshojnë sipërfaqësisht dëftesa korrekte të pagave. Punëtorëve pllaka-ngjitës ua tregonin dëshminë e pagesës së bërë në bankë. Posa punëtorët nënshkruanin dëftesat e pagave të tyre si fatura, shefat prapë i anulonin pagesat në bankë.

Pagat plotësuese qysh para kërshëndellave

Pas një intervenimi të sindikatës Unia, kontraktuesi i përgjithshëm – ndërmarrja Porr ka marrë përgjegjësinë mbi veti dhe është kujdesur që të zgjidhet shpejtë ky rast i dumpingut në paga, mjerisht shumë i shpeshtë në ketë sektor.

Të prekurit kanë marrë shumën mbi 100’000 franga paga plotësuese deri para kërshëndellave, kështu që ata kanë pasur mundësi të kalojnë mirë festat e fundvitit. Përnjëherë ata janë të punësuar të drejtpërdrejtë të firmës pllaka-ngjitëse zvicerane dhe jo më nën-ndërmarrjes.

Deri në vitin 202 migrantet e migrantët (si sezonierë) ishin plotësisht të dorëzuar karshi ndërmarrësve. Me fuqizimin e lëvizjes së lirë të personave mes Zvicrës dhe BE-së, të drejtat e të punësuarve me sfond migracioni janë fuqizuar, me çka është shënuar një e arritur për punëmarrësit. Mirëpo, me kohë është rritur presioni në paga, andaj janë të nevojshme masat anësore dhe forcimi i tyre.

Kërkesat e Unia

Unia kërkon forcimin e masave anësore, pasi edhe përkundër ekzistimit të masave të tanishme anësore, kushtet e punëmarrësve në Zvicër janë duke u përkeqësuar dhe dumpingu në paga duke u shtuar. Për të mbrojtur më mirë punëmarrësit, Uni kërkon përmirësimet vijuese:

  • Lehtësimin e vlefshmërisë së detyrimit të Kontratave Kolektive të Punës (KKP)
  • Ndalesa e punëve me rastin e keqpërdorimeve
  • Lehtësim i qasjes nëpër ndërmarrje dhe nëpër kantiere
  • Mbrojtje më e mirë e përfaqësuesve të personelit
  • Detyrimi për bisedime
  • Paga zvicerane tek mandatet publike
  • Kontrolle të rrepta dhe sanksione më të fuqishme

Si duhet të veproni në rast jeni pre e dumpingut në pagë

Nga Lena Frank, sekretare e sektorit të ndërtimtarisë

Dumpingu në paga në vitet e fundit nuk është zvogëluar fare, përkundrazi. Të prekurit, kryesisht migrane e migrantë, të vetëm shpesh nuk munden ti realizojnë të drejtat e tyre. Atyre u mbetet të shpresojnë se shefat e tyre herë do kur do tua paguajnë pagat e tyre. Shpesh presin gjatë, deri edhe kur ndërmarrjet falimentojnë, apo deri kur shefi zhduket tërësisht.

Shumë më mirë do të ishte, që të prekurit të mos presin por sa më parë të lajmërohen tek Unia, para se të bëhet. Pasi bashkërisht ne mund të angazhohemi për të drejtat e punëmarrësve. Ose drejtpërdrejtë para gjyqit, ose duke u kujdesur që të ndërmarrën kontrolle në ndërmarrje.

Mirëpo është e qartë: Edhe më mirë do të ishte, sikur dumpingu në paga të mos ndodh fare. Këtë duhet të ndërmjetësojë sistemi i ri ndër-sektorial ISAB, i cili do të filloi të zbatohet qysh ketë vit. Në të ardhmen do të jetë e qartë qysh me rastin e dhënies së mandatit të punës, se a i është përmbajtur në të kaluarën firma në fjalë Kontratave Kolektive të Punës (KKP). Qëllimi është që mandatet e punës tu jepen vetëm ndërmarrjeve, të cilat u përmbahen KKP-ve, dhe kështu të rritet presionin karshi “deleve të zeza”.

Unia është e bindur: Vetëm bashkërisht ne mund të pengojmë dumpingun në paga dhe konkurrencën e lirë: Fatmirësisht në ndërkohë ketë e kanë kuptuar edhe punëdhënësit: fale edhe presionit të punëtorëve të ndërtimtarisë dhe anëtarëve të Unia.

Osman Osmani (e përshtatur nga gazeta e sidniaktës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 1/2019)