Nga Konferenca për shtyp e shoqatës për mbrojtjen e pensionistëve AVIVO
Në një konferencë për shtyp e cila u mbajt në Bern të Zvicrës, shoqata për mbrojtjen e pensionistëve AVIVO, u deklarua për nismën e dhënies së pagës së trembëdhjetë të AVS-së. Si dhe përkrahjen për nismën popullore “Të jetosh më mirë me pensionin”, njofton Alb’swiss TV.
Presidenti i AVIVO-së në Gjenevë Ueli Leuenberger, ish këshilltar kombëtar, tha se sa herë që shoqata jonë përmend dhe kërkon përmirësimin e gjendjes së pension marrëseve, kundërshtarët përdorin argumentin e mungesës së mjeteve.
Por, nuk mund të mohohet fakti se AVS aktualisht më shumë tubon mjete sesa shpenzohen ato. Sipas bilancit financiar ajo ka mbledhur hiç më pak se 50 miliard franga dhe sipas parashikimeve të Konfederatës kjo shumë do të arrijë në 67 miliardë deri në vitin 2030. Kështu që po që se llogaritet dhënia e pagës së trembëdhjetë për pensionistët ajo do ulej në 49 miliardë franga.
Në vazhdim z. Leuenberger, tha se ne gjithmonë fokusohemi tek numri i pensionistëve të rinj dhe nga kjo edhe neglizhohen të ardhurat. Por, gjatë dekadave të fundit, fatura e pagave është rritur vazhdimisht me 0,5 deri në 1 për qind. Por, njëkohësisht edhe aktiviteti i grave në tregun e punës vazhdimisht është në rritje, gjë që nga kjo shihet edhe gjenerimi më shumë kontribute të grumbulluara.
Rritja e kontributeve prej 0.8%, e ndarë në mënyrë të barabartë midis punëdhënësve dhe punëtorëve, do t’i lejojë AVS-së të mbulojë financimin e pensionit të trembëdhjetë për një afat më të gjatë. Për një pagë bruto prej 4000 frangash, rritja mujore përfaqëson një humbje prej 16 frangash. Kjo humbje do të jetë 24 franga për një person që fiton 6000 franga, 40 franga për një pagë 10000 franga etj.
Për më tepër, nuk mungojnë edhe opsionet e tjera të financimit. Rishikimi i taksës së transaksioneve financiare tashmë veç është duke u zhvilluar. Mund të konsiderojmë gjithashtu një ulje të kontributeve në shtyllën e dytë. Transferimi i 1% nga shtylla e dytë në fondin AVS do të garantonte gjithashtu një financim të mirë.
Ndërsa rritja e kontributit të Konfederatës, e cila aktualisht përfaqëson vetëm një të pestën e buxhetit të AVS, është një rrugë tjetër, tha në vazhdim z. Leuenberger. Të bësh familjet të paguajnë dhe madje të jenë të shqetësuar, siç pretendojnë kundërshtarët përmes propagandës së tyre të botuar dhe shfaqur kudo, është një argument krejtësisht i gabuar.
Në fund mund mundë të thuhet se Financimi i AVS nuk është në rrezik! Është më shumë solidariteti midis brezave ai që po rrezikohet! Është thelbësore që brezat e fëmijëve dhe nipërve tanë ta kuptojnë këtë dhe të mos e lënë veten të bien në kurth dhe të mendojnë të kundërtën sepse edhe ata një ditë do të jenë në mesin e pensionistëve të ardhshëm./Alb’swiss TV/