Pandemie prek fort dhe mbi mesataren njerëzit me paga të ulëta, në marrëdhënie të këqija pune dhe me status të parregulluar apo të munguar të qëndrimit. Me mijëra thirrje dhe kërkesa për mbështetje të anëtarëve në situatë emergjente qe një vit janë një dehmi e qartë për ketë.
Hilmi Gashi
Para koronavirusit nuk janë të gjithë të njëjtë. Shumë studime tanimë vërtetojnë: Situata juridike dhe sociale e njerëzve luan një rol të rëndësishëm. Pandemia godet më rëndë ata që fitojnë më pak se sa ata me mirëqenie – sikur në rrafshin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.
Studimet socio-shëndetësore të spitaleve universitare të Bazelit dhe Gjenevës në bashkëpunim edhe të Uni Gjenevës dhe të ETH Lozanës – tanimë ofrojnë edhe të dhëna shkencore.
Kushtet e ngushta banesore dhe situata e punës rrisin rrezikun e infektimit
Sikur në Gjenevë ashtu edhe në Bazel kuota e infektimeve në lagjet me të ardhura të ulëta dhe në kushte të ngushta banimi është më e lartë se në zonat e banuara me gjendje më të mirë.
Njerëzit me të ardhura të ulëta shpesh punojnë në sektorët themelorë si shitja, përkujdesja, pastrimi, transporti ose logjistika dhe jo që mund të kryejnë punë në shtëpi (Homeoffice). Përmes kësaj krahas rritjes së rrezikut të infektimit rriten edhe ngarkesat psikike. Që nga shpërthimi i pandemisë Unia kërkon zbatim të përpiktë të kontrolleve bazuar në konceptet mbrojtëse në vendin e punës. Autoritetet duhet që më në fund të rrisin resurset dhe të përfshijnë organet kontrolluese të partnerëve social.
Për Unia është e qartë, që personat në izolim apo karantinë duhet të posedojnë një dhomë të tyren personale. Nëse është e nevojshme kjo dhomë duhet të ofrohet nga autoritetet. Përpos kësaj strategjia e vaksinimit duhet të merre parasysh faktorët socio-ekonomik. Gjegjësisht: për popullatën në gjendje të eksponuar banimi dhe profesioni nevojiten oferta të shpejta vaksinimi.
Të dobëtit social gjenden në prag të humnerës
Pavarësisht nga rreziku i infektimit aq më shumë goditen njerëzit që fitojnë pak. Një hulumtim i qendrës për hulumtime ekonomike të ETH Cyrih ka treguar, që situata e personave nga amvisnit me të ardhura nën 4’000 franga është tejet e vështirë: Mesatarisht ata kanë humbur rreth 20 % të të ardhurave të tyre të mëparshme. Gati çdo i treti ishte i detyruar të merrte kompensim për punë me kohë të shkurtuar; 8% kanë humbur edhe vendin e punës, gjë që ka quar në përgjysmimin e të ardhurave të tyre. Edhe kursimet e tyre kanë ra dukshëm dhe çdo i 9’ti ka hyrë borxh, për të mbijetuar. Amvisnit me të ardhura të larta, në të kundërtën kanë mundur të kursejnë më shumë para. S’është për tu befasuar që edhe ngarkesat psikike janë të ndara në mënyrë të pabarabartë: sa më i varfët, aq më e keqe gjendja subjektive shpirtërore që nga shpërthimi i pandemisë.
Zgjidhje kolektive në vend të mikro-menaxhimit
Vetëm një strategji e solidaritetit mund të parandalojë që kriza shëndetësore të shndërrohet në një krizë të theksuar sociale. Vendimet politike duhet të mbështeten më shumë në ekspertizat socio-ekonomike dhe që eliminojnë faktorët strukturor, të cilët forcojnë pabarazinë. Shembulli i Ligjit për të huajt. Shumë të prekur do të mund të kërkonin mbështetje nga asistenca sociale, për të mbyllur vrimat buxhetore. Të huajt heqin dorë nga kjo, pasi kanë frikë se do të rrezikojnë qëndrimin e tyre në Zvicër.
Për të mënjanuar pabarazinë, nevojiten zgjidhje kolektive. Andaj Unia kërkon 100% zëvendësimit të pagës në rast të punës me kohë të shkurtuar tek pagat neto deri në 5’000 franga. Asistenca sociale. Pavarësisht nga statusi i qëndrimit, në asnjë rast nuk do të duhej të qonte në pasoja. Pabarazia sociale në rritje duhet të baraspeshohet, p.sh. me një taksë solidariteti për fitimet kapitale p.sh. dividendët.
Huazuar nga shtojca sindikaliste e Unia në gjuhën shqipe Nr. 2/2021