Zvicër: Nga sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për Referendumin popullor kundër aprovimit të ligjit për pensionet e AHV/AVS

Ligji i ri i AHV/AVS pritet të hyjë në fuqi ne vitin 2024. Barazimi i moshës së pensionit për gratë dhe burrat i vendosur nga elektorati do të thotë që gratë do të duhet të punojnë më gjatë. Ligji i Arkave të Pensioneve Profesionale (BVG/LPP) po diskutohet gjithashtu në Parlament. Është planifikuar reduktim i mëtejshëm. Andaj, nisma e sindikatave për një pension të 13-të AHV që synon kompensimin e humbjeve në pension po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Pasojat për pensionet Tuaja
Me një shumicë jashtëzakonisht të ngushtë dhe kundër një shumice të qartë të grave, reforma AHV u miratua më 25 shtator 2022. Këshillimi për urdhëresën nuk do të përfundojë deri në pranverë. Por në thelb qysh tash mund të thuhet se çfarë do të sjellë ndryshimi i ligjit dhe për secilin. Këto janë risitë më të rëndësishme:
Gratë, të lindura 1960, mosha e daljes në pension: Mosha e daljes në pension për ju është 64. Nëse dëshironi të punoni përtej kësaj moshe, mund të përfitoni nga mundësitë më fleksibël të pensionit nga 1 janari 2024 (shih më poshtë).

Gratë, të lindura midis 1961 dhe 1964, shtesa: Mosha e daljes në pension do të rritet hap pas hapi për ju dhe do të paguhet një shtesë pensioni për gjithë jetën. Shuma e saj varet nga të ardhurat mesatare që keni fituar në jetën tuaj të punës (shih tabelën). Shtesa nuk rezulton në ulje të asnjë përfitimi suplementar dhe paguhet edhe përmbi pensionin maksimal.

* Shtesa mujore për një të ardhur mesatare prej I = maksimumi 58,800 CHF, II = 58,800 deri në 73,500 CHF, III = mbi 73,500 CHF.

Gratë, të lindura ndërmjet viteve 1965 dhe 1969, shtesa: Mosha e daljes në pension është 65 vjeç dhe paguhet një shtesë mbi pensionin për gjithë jetën.

* Shtesa mujore (shumat e rrumbullakosura në franga të plota) me të ardhura mesatare prej I = maksimumi 58,800 CHF, II = 58,800 deri në 73,500 CHF, III = mbi 73,500 CHF.

Gratë e lindura midis 1961 dhe 1969, tërheqje e mëhershme: Gratë e lindura në këtë grupmoshë mund të marrin pensionin e tyre deri në tre vjet më herët nga 1 janari 2024.

Megjithatë, duke e bërë këtë, ato heqin dorë nga shtesa për pensionimin e rregullt!
Gratë dhe burrat e lindur në 1961 dhe më të rinjtë, pagesa fleksibël e pensioneve: Gratë dhe burrat mund të marrin pensione të pleqërisë nga mosha mes 63 deri në 70 vjeç. Tani është e mundur që fillimisht të zgjidhet vetëm një pension i pjesshëm prej 20 deri në 80 për qind dhe më pas me një ose dy hapa të rritet në maksimum. Fillimi i pensionit mund të caktohet saktësisht në muaj – më herët, tërheqja e parakohshme ishte e mundur vetëm për një ose dy vjet të tërë. Pensionet e plota apo pensionet e pjesshme të tërhequra para kohe çojnë edhe më tej në ulje dhe pensione të shtyra në shtesa, llogaritja kryhet pikërisht për muajin referues. Me të ardhura të ulëta, pensioni i parakohshëm ulet më pak.

Forcat perparimtare të Zvicrës, sindikatat e bashkuara dhe subjekteve të majta kanë vendosur që të kunde¨rshtojnë ligjoin përkeqësues të pensioneve të pleqërisë dje që nga sot kanë nisur  edhe zyrtarisht mbledhjen e nënshkrime për një Referendum popullor.

Kohë të çmendura! Tek pensionet e AHV/AVS-së bëhen kursime dhe as inflacioni nuk kompensohet. Por për paketën e shpëtimit të bankës ka 259 miliardë franga.

Konkretisht, kjo “reformë” do të thotë: Të paguani më shumë për një pension më të ulët.

Andaj, qysh sot këtë mund ta ndalojmë vetëm me referendum. Referendumin mund ta nënshkruani në vegën vijuese: https://rentenabbau.ch/?src=renten#unterschreiben

________________________________________

Arka e pensionit: aktet e pazgjidhura BVG/LPP
Nga ndryshimet e pritura me 2024 në AHV preken gjithashtu edhe arkat pensionale profesionale. Mosha e daljes në pension për gratë rritet paralelisht me AHV-në dhe arkat pensionale profesionale duhet t’u lejojnë të gjithë të siguruarve të tërheqin para kohe të gjithë ose një pjesë të pensionit ose ta shtyjnë atë ndërmjet moshës 63 dhe 70 vjeç. Megjithatë, nga mosha 65 vjeç, nuk janë më të siguruara përfitimet e rrezikut dhe vdekjes dhe fondi i pensioneve mund të përcaktojë në rregulloret e tij nëse kontributet për rritjen e kapitalit të pensionit janë ende të mundshme. Ligjërisht nuk është e detyrueshme.

Reduktimi i planifikuar
Megjithatë, këto përshtatje në asnjë mënyrë nuk do të zgjidhin mangësitë serioze në BVG/LPP. Parlamenti tani ka planifikuar një reformë të BVG/LPP që është e papranueshme.

Në vend të sigurimit të pensioneve dhe një gjendjeje më të mirë në pensionet profesionale për gratë, kjo reformë çon në humbje pensionesh deri në 270 franga në muaj. Në të njëjtën kohë, zbritjet nga pagat do të jenë më të larta – në disa raste me më shumë se 7 pikë përqindjeje për njerëzit me të ardhura të ulëta. Dhe kjo pasi pensionet e reja tashmë kanë rënë me më shumë se 10 për qind që nga viti 2015. Reforma e BVG/LPP është një sulm frontal ndaj standardit të jetesës së pensionistëve aktualë dhe të ardhshëm. AHV/AVS dhe BVG/LPP nuk e përmbushin më mandatin e tyre kushtetues për të siguruar një vazhdimësi të duhur të standardit të jetesës në pleqëri. Kjo është arsyeja pse Unia e refuzon qartë projektligjin dhe mbështet referendumin kundër tij. Gjithashtu, Unia angazhohet për forcimin e shtyllës së parë me një pension mujor të 13-të AHV/AVS, siç kërkohet nga nisma popullore AHV/AVS x13. Për më shumë informacion: https://prévoyance-vieillesse.unia.ch (FR); https://alterspension.unia.ch (DE); https://previdenza-vecchiaia.unia.ch (IT)