Që nga e mërkura, është raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (ZFSHP) një total prej 2,847 infeksionesh për shkak të varianteve të reja të koronavirusit.
Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë
Numri i rasteve të infektuar nga virusi i mutuar është dyfishuar në shtatë ditë.
Më shumë se 2,700 infeksione ishin regjistruar që nga e marta, dhe 2,411 të hënën sipas ZFSHP thënë agjencisë së lajmeve Keystone-ATS, sot. Gjithnjë sipas ZFSHP , thuhet se të mërkurën 1,140 nga 2,847 raste ishin raste të variantit britanik dhe 57 të variantit të Afrikës së Jugut.
Në 1,650 raste, përcaktimi se cilit variant i takojnë ato nuk ishte i mundur, por është zbuluar një mutacion i ri.
Sipas Task Forcës së Konfederatës Helvetike kohët e fundit është vlerësuar se varianti britanik ishte përgjegjës për 15% deri në 20% të infeksioneve në javën e katërt të 2021.
Në kantonin e Gjenevës, sipas TdG, 40% e rasteve të të infektuarve janë të variantit britanik.