Zvicër: Jo reduktimit të pensioneve të pleqërisë (AHV/AVS)

Me 17 dhjetor 2021 parlamenti ka miratuar reformën AHV/AVS 21. Kundër këtij propozim ligji do të mbahet referendum. Afati i referendumit kalon me 7 prill 2022. Reforma AHV/AVS 21 domethënë reduktim pensionesh! Fillimisht për gratë – atyre do tu duhet që të punojnë një vit më gjatë, pa përfituar asgjë nga kjo. Nëse përllogaritet kjo, atëherë ato do marrin 1’200 franga më pak në vit! Ne mbrohemi kundër këtij sulmi. Unia mbështet referendumin kundër parashtresës reduktuese AHV/AVS 21.

Më pak për jetesë
E djathta, partitë e mesit dhe shoqata e ndërmarrësve duan që përmes reformës të rrisin moshën e pensionit për gratë. Parlamenti federal ka miratuar propozimin për ndryshim in e ligjit me 125 kundër 67 votave dhe një abstenimi. Edhe komisioni për siguri sociale i senatit (SGK-S/CSSS) vetëm se ka miratuar këtë reformë. Shumica e politikanëve, të cilët janë anëtarë të këtij komisioni, janë të mendimit, që gratë duhet të punojnë një vit më gjatë. Ata duan që pensionimi i grave të rritet nga 64 në 65 vjeç.

Çfarë domethënie ka për gratë reforma AHV/AVS 21
Rritja e moshës së pensionimit në AHV/AVS 21 u kushton grave edhe 7 miliardë franga më shumë. Në mesatare pra gratë marrin 1’200 franga më pak. Gratë në Zvicër marrin së paku për 1/3 më pak pension sesa burrat. Diferenca e madhe e pensioneve gjinore aktuale tregon ndarjen e pabarabartë të mundësive të punësimit në të kaluarën. Pasi gratë shpesh ndërpresin veprimtarinë e punësimit dhe punojnë më shumë pjesërisht, që të dyja këto kryesisht shkaku i jetës familjare, për të marrë përsipër punët familjare dhe ato të shtëpisë. Edhe dallimi në paga kontribuon në dallimet gjinore tek përfitimet nga pensionet. Puna e shumë grave, për ketë shkak qon në pensione të ulëta e pa dinjitet. Një e treta e grave në pleqëri duhet të jetoj ekskluzivisht nga pensioni i AHV/AVS dhe një nga gjashtë gra mbi moshën 65 vjeç jeton në varfëri.

Edhe burrat janë të prekur
Mirëpo edhe pensionet e burrave janë të prekura. Pasi AHVAVS /21 parqet tek fillimin e një sulmi masiv ndaj pensioneve të pleqërisë. Si hap i ardhshëm kërcënon vjedhja e pensioneve në shtyllën e 2-të me përkeqësime për të gjithë të siguruarit. Dhe një nismë e pakuptimtë e liberalëve të rinj dëshiron që të gjithë të punojnë deri në moshën 67 vjeç!

Të rriten pensionet, jo mosha e pensionimit
Është koha që në Zvicër më në fund të zhvillohet një diskutim mbi problemeve e vërteta të pensioneve: që shumë njerëz nuk munden të jetojnë më nga pensionet e tyre. Ne duhet që të forcojmë AHV/AVS-in në vend se ta dobësojmë. Ne duhet ti rrisim pensionet, jo moshën e pensionimit.

Shtylla e 2-të: Për gratë vetëm një shtesë e pakët
Sigurimi pensional profesional shumë grave u shërben – dhe veçanërisht asaj gjenerate të grave, që pensionohen në vitet e ardhshme – vetëm si shtesë e dobët. Megjithëse edhe më tej gati një e treta e grave nuk merre fare pension nga shtylla e 2-të. Edhe nëse paguhet një pension nga arka pensionale, pensioni mesatar i grave nga arka e pensioneve është vetëm përgjysmë nga ajo e burrave. Gjysma e grave, të cilat janë pensionuar në vitin 2018, nga arka pensionale merr një pension nën 1165 franga në muaj. Në sektorët tipik të grave pensionet e zakonshme nga arka pensionale janë mes 500 dhe 800 frangave në muaj; këto nuk mjaftojnë për të jetuar.

Diskriminim vazhdon më tej edhe në moshën e pensionimit
Andaj është një realitet i pikëlluar, fakti që gati 11% e të gjitha grave duhet që qysh me kalimin në pension të aplikojnë për të ardhura suplementare, për të mundur që të përballojnë harxhimet jetësore. Më 2019 gjithsejtë 140’000 gra kanë marrë të ardhura suplementare – tek burrat janë gjysma e këtij numri. Veçanërisht të prekura janë gratë e ndara dhe të vejat.

Kërkohet të punohet më gjatë
AHV/AVS 21 është vetëm fillimi: e djathta borgjeze qysh tani planifikon moshën e pensionit me 67 vjeç për të gjithë dhe ulje të mëtejme të pensioneve nga arka e pensioneve. Andaj është me rëndësi që ne qysh tani ta luftojmë reformën e AHV/AVS. Me 4 janar 2022 një bashkim i sindikatave, partive të majta dhe organizatave të grave kanë nisur referendumin kundër propozim ligjit në fjalë. Ne dot ë grumbullojmë dhe dorëzojmë 50 000 nënshkrimet e nevojshme. Me ketë fillon lufta jonë kundër reformës së AHV/AVS 21.

Larg duart nga pensionet tona!
Të gjithë/a zviceran:et, migrant:et e natyralizuar:a mund ta nënshkruajnë referendumin: tek Unia apo përmes internetit:

Jetzt Referendum unterschreiben – Hände weg von den Frauenrenten


Le të ndalojmë valën borgjeze të sulmeve ndaj pensioneve tona. Jo reduktimit të pensioneve AHV/AVS!

Marrë nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe – Horizonte Nr. 1/2022