Përmes AHV/AVS 21 blloku i të djathtës borgjeze donë që të shkurtohen pensionet solidare të AHV/AVS në kurriz të grave. Janë të prekur gjithashtu burrat dhe familjet. Tani nevojitet një Jo e dyfishtë shkurtimit të pensioneve të AHV/AVS.
Pse nevojitet një JO e dyfishtë shkurtimeve të pensioneve të AHV/AVS
Shkurtimet sociale po shpërfaqet si një hobi fëmijëror i të djathtës borgjeze dhe neoliberalëve në të gjithë Evropën. Aktualisht kjo po prek sigurimin e pleqërisë, ku përmes privatizimit mund të harxhojë miliarda. Në Zvicër këto forca janë bërë bashkë në propozim ligjin reduktues AHV/AVS 21, për të cilin ne do të votojmë me 25 shtator. Kjo reformë synon të rritë të dyja: Moshën e pensionimit të grave në 65 vjeç dhe TVSH-në (Tatimin në Vlerën e Shtuar) për 0,4%. Edhe pse gratë aktualisht marrin një të tretën (1/3) më të ulët të pensioneve, në dhjetëvjeçarët e ardhshëm pensionet e tyre do të shkurtoheshin për 7 miliarda franga. Kështu gratë në të ardhmen secila grua do të humb rreth 26’000 franga të ardhura në vit.
Jo përkeqësimit të mëtejmë të situatës së pensioneve të grave
Problemet e vërteta, me të cilat përballen në përditshmëri shumë pensionistë, janë pensionet tejet të ulëta. Shpesh shuma e pensioneve nuk mjafton për një jetë të mirë në jetë – posaçërisht për gratë. Pasia to shumë herë marrin përsipër punët e vështira – mirëpo edhe të paguara keq – në profesionet e pastrimit, shitjes, kujdestarisë, shëndetit t përkujdesjes. Janë kryesisht gratë ato që kujdesen për fëmijët, nipërit e mbesat, prindërit e moshuar dhe familjarëve të sëmurë. Për këto arsye ato punojnë pjesërisht dhe kanë të ardhura të ulëta. Në përgjithësi gratë fitojnë 33% më pak se burrat . Andaj ato aktualisht kanë pensione të ulëta e të padinjitetshme. Përderisa kjo nuk ndryshon, barazimi i moshës së pensionit qon në përkeqësim të situatës pensionale. Nuk vjen në pyetje që pikërisht gratë të paguajnë për reformën, e cila problemet e tyre i përkeqëson në vend se ti zgjidh.
Jo shkurtimeve sociale dhe moshës së pensionimit me 67 për të gjithë
AHV/AVS 21 anashkalon jo vetëm situatën pensionale të grave, por edhe realitetin e tregut të punës. Kush është përmbi 60 vjeç, s’mund të gjejë vend pune më. AHV/AVS 21 do të dërgoi më shumë njerëz në papunësi afatgjate dhe në asistencë social – me pasoja të rënda ligjore për migrantët. Kjo parashtresë obligon qeverinë federale që të paraqesë një reformë, e cila ngritë moshën e daljes në pension për të gjithë. Një iniciative tjetër e të rinjve liberal shkon edhe më larg, kërkon moshën e daljes në pension me 67 vjeç dhe tutje. Mirëpo jo vetëm pensioni i AHV/AVS është në shënjestër. Në shtyllën e dytë të pensioneve profesionale (trustit pensional) përmes BVG/LPP 21 na përballë me një shkurtim tjetër masakrues. Edhe këtu, ne në të ardhmen duhet të paguajmë me shumë për më pak pension. AHV/AVS 21 është vetëm etapa e parë. Vetëm një JO e qartë mund të ndryshojë drejtimin.
Kontribute më shumë – pension më pak?
Reforma është e gabuar edhe për faktin se ajo është ndërlidhur me ngritjen e TVSH për 0,4%. Ky financim shtesë i pensioneve të AHV/AVS jo se është vetëm asocial. Në situatën aktuale do të ishte fatale, pasi që të ardhurat reale dhe fuqia blerëse edhe ashtu janë zvogëluar. Qysh tani janë rritur çmimet për mallra dhe shërbime. Ndërsa për vjeshtë është para programuar eksplodimi i premive të sigurimeve shëndetësore. Në këtë situatë të tendosur, parlamenti dëshiron të kalojë një parashtresë, me të cilën ne të gjithë duhet të paguajmë më shumë – për pensione më të ulëta. Në një vend, ku ndërmarrjet shënojnë fitime në lartësi rekorde, ka mundësime të mira, për të financuar pensionet më të mira të AHV/AVS-së!
Tani nevojitet një JO e dyfishtë për parashtesën reduktuese AHV/AVS 21 dhe mbi ngritjen e TVSH-së. Shkurtimeve të pensioneve të AHV/AVS – dy herë JO. Duar larg nga pensionet tona!
Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia të Zvicrës në gjuhën shqipe Horizonte Nr.5/2022, nga Brigitta Bernet, specialiste e çështjeve politike në Unia