Zvicër: Arsyet e vaksinimit

Sa është vaksinimi efikas dhe i sigurt?

Çdo vaksinë ka nevojë për miratim dhe rekomandim në Zvicër. Për ta bërë këtë, ajo duhet të plotësojë standarde të larta për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic, ka ekzaminuar dhe miratuar me kujdes vaksinën kundër COVID-19. Ajo është e sigurt dhe efikase. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë marrë vaksinën gjatë punës kërkimore. Është gjithashtu e sigurt dhe efikase tek të moshuarit edhe me sëmundje kronike. Disa milion njerëz janë vaksinuar me këto vaksina që nga miratimi. Deri më tani nuk ka asnjë anomali në lidhje me efektet anësore të rënda gjatë hulumtimit ose programeve të vaksinimit. Profesionistët vazhdojnë të monitorojnë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Në përgjithësi: Rreziku i efekteve anësore serioze pas vaksinimit është shumë më i vogël se rreziku i përparimit serioz të sëmundjes pas infektimit nga koronavirusi.

Ne vegën vijuese të youtube mund të ndiqni videot me dy shembuj që shprehen pro vaksinimit: