“Zonja misterioze” u promovua në Prishtinë

Të mërkurën në sallën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u bbë promovimi i romanit “Zonja Misterioze” i autores nga Tirana, Lola Shehi-Cela. Ky roman, i cili për temë ka dhunimin e grave në Kosovë gjatë luftës, është vlerësuar lartë, madje u kërkua që të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, në mënyrë që sa më shumë të mësojë bota për atë cfarë u  ndodhi grave të dhunuara në Kosovë.

Autorja e librit, Lola Shehi-Çela, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan drejt botimit të këtij romani. “Këtu folëm vetëm për gratë, ndërsa ka pasur edhe djem të Kosovës që kanë vuajtur po aq. Për historinë e një djali që i kanë dhunuar të dashurën kam shkruar një poezi, pasi ai nuk ka gjetur as varrin e saj”, u shpreh ajo.