Zonja Erika Camaj, një fisnike që edhe pas 30 vjetësh hap derën për adhuruesit e poetit

Vetëm pasi kishim kaluar mbi 500 kilometra me makinë nga Cyrihu deri në   fshatin e vogël gjerman Lenggries, kuptova se kishim arrit në shtëpinë e poetit dhe studiuesit Martin Camaj. Këtë surprizë ma bëri biologu dhe shoqëruesi me prejardhje nga Kumanove, Shenasi Aliu, madje për këtë vizitë nuk i kishte fole edhe shoqëruesit tjetër, fotografit të mirënjohur, Afrim Nevzadit.

Teksti: Rexhep Rifati & Fotot: Afrim Nevzadi

Edhe vet Shenasiu druante se a do të ketë kush me na çelë derën posa i ram ziles, me mbishkrimin Camaj. Por fati e deshi që shumë shpejtë të hapët dera dhe e zonja e shtëpisë pa asnjë hamendja na tha që të urdhërojmë brenda. Ishte kjo zonja Erika Camaj, me profesion mjeke, tashmë në pension, por edhe një grua fisnike e bujare që gjithë atë trashëgimi që ka lënë poeti donë ta ndajë edhe me  ne duke ua treguar me një shqipe të pastër, me radhë gjitha dhomat, filluar nga biblioteka dhe dhoma ku krijoi poeti vepra me vlerë të Veçantë që janë bërë pjesë e çdo antologjie të poetëve shqiptarë, por edhe të kuaj që merren me vlerësimin e letrave tona.

Dhe jo vetëm kaq, në podrum është edhe një odë, oda e poetit plotësisht shqiptar, filluar nga qilimat e deri te lahuta e simbolet shqiptare nga vendi i prejardhjes së poetit Temal i Dukagjinit, ku lindi Martini më 21 korrik të vitit 1925. Por në ato dhoma gjen edhe shumë mirënjohje shoqatash të krijuesve, por edhe piktura origjinale të piktorit tonë akademik tashmë të ndjerë, Gjelosh Gjokaj. Nga koleksionet e rralla janë një seri breshkash, të cilat i adhuronte me të madhe poeti, ndaj edhe ato të punuara në materiale të ndryshme i ishin sjellë si dhuratë poetit.

Gjithsesi ndër pasuritë më të madhe që ka lënë poeti Camaj, krahas veprave është gjithsesi gruaja e tij e mrekullueshme e cila me bujarinë dhe mikpritjen saj, edhe më ia rrit vlerën poetit. Pas çdo vizite në shtëpinë, pasi i gostit me libra të poetit dhe pije mysafirët i shoqëron ata deri varri i Martinit, i cili u nda nga kjo botë vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ndërsa që guri varrit ishte sjellë nga vendlindja, një guri granit, siç ishte me disa qëndrime i fortë edhe vet poeti. Ndonëse i ka kaluar të 80-tatë, Erika vazhdimisht e freskon varrin e më të dashurit të tij përherë me buqete të freskëta lulesh.

Kësaj radhe pa u lëshuar shumë në biografinë dhe veprat e shkrimtarit, pasi për to është shkruar mjaft shumë. Ndaj edhe po e përmbledh vetëm me një fjali se: Martin Camaj Ishte shkrimtar dhe albanolog, një figurë e madhe e letrave dhe pedagogjisë shqipe, emrin e të cilit e hasa edhe një shesh në katundin arbëresh Fallkunara, ku sipas Erikës ai e kishte vizituar dikuar atë ngulim arbëresh në Kalabri, ku edhe ish marr me mbledhjen e prallave në një vëllim “Prralla nga Fallkunara”.