Zeneli, një djalë 4 vjecar, me prejardhje nga Kosova por me vendbanim në Niederlenz të Zvicrës, është zhdukur që nga mbrëmja e së enjtes. Familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë, në rast se dikush e ka parë që të lajmërohen. Ata janë mjaft të dëshpëruar dhe të frikësuar që mund të ndodhë edhe më e keqja.
Nëna e Zenelit, Burbuqja, ka thënë se ka qenë me djalin në një park lodrash për fëmijë duke luajtur dhe për një moment ai nuk është kthyer më. Ajo ka thënë se e ka pasur gjatë gjithë kohës nën kontroll, por se nuk e din as vet se si ka ndodhur që djali të zhduket në atë mënyrë.
Bicikletën e Zenelit e kanë gjetur para një shtëpie pak më poshtë lagjes, por që djali nuk është gjetur akoma.
Familjarët shpresojnë që të gjindet sa më shpejtë dhe urojnë të mos ndodhë më e keqja.