Zgjedhjet në Veri

Në veri të Mitrovicës, sot po mbahen zgjedhjet për kryetar komunash, pas dorëheqjeve t ëish-kryetarëve, në shenjë revolte për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit janë hapur shtatë qendra të votimit, ku do të kenë mundësinë të votojnë 22,005 votues.

Në katër komunat veriore janë gjithsej 40 qendra të votimit me 87 vendvotime, në Leposaviq të drejtë vote kanë 18,164 votues, në Zvecan janë 9229 votues dhe në Zubin Potok janë 8539 votues.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga tri subjektet politike, PDK, Lëvizja Vetëvendosje! dhe Lista Serbe. Komisioni Qendror Zgjedhor në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionerë, ndërsa numri I vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së është rreth 500 vëzhgues.

Gjithashtu, është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka plan operativ në rast të ndonjë incidenti të mundshëm dhe ata kanë shtuar vigjilencën e tyre. Numri i trupave të policisë është rritur dhe siguria është shtuar pothuajse në cdo pjesë të vendit, në mënyrë që të përcillet situate dhe të parandalohet cdo lloj incidenti I mundshëm.