Zgjedhjet federale, më 30 nëntor 2014 – JO tatimit paushall

Iniciativa popullore „Mjaft me privilegjet tatimore për milionerët“ kërkon anulimin e tatimit të padrejtë gjithëpërfshirës për miliarderët dhe milionerët e huaj. Ky trajtim i veçantë i për të pasurit si i padrejtë që është duhet anuluar! Më 30 nëntor 2014 do të votohet për këtë iniciativë dhe vlen për të votuar për te.

Mbi 5‘500 super të pasur të huaj përfitojnë nga i ashtuquajturi tatimi paushall. Kjo d.m.th. se në Zvicër ata nuk duhet të paguajnë tatimin për të ardhurat e tyre efektive si dhe pasurinë e tyre, por vetëm të paguajnë një shumë paushall (gjithëpërfshirëse). Shumica e këtyre pasanikëve e kanë vendbanimin e tyre në Zvicër, për të mos paguar tatim në vendet e tyre amë. Zyrtarisht këta përfitues nuk guxojnë të kryejnë veprimtari fitimprurëse. Mirëpo në realitet fjala është për shumë zonja dhe zotërinjtë ndërmarrës/e, të cilët nga Zvicra i menaxhojnë firmat e tyre ndërkombëtare. Shembulli bie themeluesi i IKEA Ingvar Kamprad apo Viktor Vekselberg i cili është pjesëmarrës në SULZER dhe OC Oerlikon, u takojnë të pasurve në fjalë që përfitojnë nga tatimi paushall.  

Fund me evazionin fiskal

Falë tatimit paushall disa multimilioner e miliarder të huaj nuk janë të obliguar të deklarojnë raportet e tyre të të ardhurave dhe të pasurisë. Kështu tatimi paushall cytë evazionin fiskal (fshehjen e pagim-tatimit) të tatimoreve paushall të huaj në vendet e tyre amë. Kjo nuk e dëmton vetëm imazhin e Zvicrës, por dëmton posaçërisht vendet gjegjëse amë, të cilat kanë më pak të ardhura tatimore. Kësaj përfundimisht duhet dhënë fund!

Politik e padrejtë tatimore

Nuk është e vështirë për ta kuptuar, përse vetëm të pasurit mund të paguajnë më pak tatim. Bazuar në kushtetutën zvicerane përcaktimi i tatimit duhet bërë sipas aftësisë e preformancës ekonomike. Kjo d.m.th. kush fiton shumë, duhet proporcionalisht më shumë edhe të kontribuoj për bashkësinë., pra të paguaj më shumë, se sa dikush, që fiton më pak. Në vend se në bazë të të ardhurave dhe të pasurisë këta milioner paguajnë tatim në mënyrë paushall. Si shkallë përcaktuese e tatimit të tyre paushall janë shpenzimet e tyre të supozuara të jetesës. Konkretisht ata duhet të tatimojnë si të ardhura vetëm një shumë paushall – sipas rregullit vlerën e pesëfishtë të qirasë së tyre banesore. Pasuria e tyre milionëshe dhe të ardhurat e tyre me miliona mbesin të pa tatimuara.

Tashmë është hequr në shumë Kantone

Këtë trajtim të veçantë e të padrejtë të super-pasanikëve të huaj e kundërshtojnë partitë e majta dhe sindikatat përmes iniciativës së tyre. Secili duhet të paguaj tatim në bazë të preformances së tij ekonomike dhe të ardhurave të tij. Tatimi paushall nuk duhet të jetë edhe matej i mundshëm. Kantone të ndryshme (ZH, SG, AR, BL, BS) në kohë të fundit kanë anuluar këtë privilegj. Është koha e fundit që këtyre tu bashkohet edhe tërë vendi. Andaj ne me 30 nëntor duhet të votojmë JO dhe të anulojmë tatimin paushall të padrejtë!

Përgatiti dhe përshtati: Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia