Në kuadër të vizitës së saj në Cyrih, zonja Gërvalla priti një grup të shoqatës “Hora e Skënderbeut” dha pasi falënderoj për kontributin e mërgimtarëve për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në Hora të Arbëreshëve, shpreh interesimin e saj por të qeverisë së Kosovës për mbarëvajtjen e shtëpive të figurave të shquara arbëreshe, duke veçuar atë të Jeronim De Rada, At Antonio Bellusci (Belushi) , por edhe se si të ndihmohet mësimdhënia e arbërishtes në ngulimet arbëreshe
Nga Rexhep Rifati
Javën e kaluar, gjatë vizitës së saj në Cyrih dhe në lokalitetet tjera të Zvicrës, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pati disa takime me përfaqësuesit e shoqatave kulturore, arsimore e të mediave me të cilat bisedoi se si funksionojnë dhe se si mund të ndihmohen nga institucionet e Kosovës.
Në këtë kuadër ajo ftoi në takim në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Cyrih edhe anëtaret e kryesisë së shoqatës “Hora e Skënderbeut”, meqë rast ate e përfaqësuam tre anëtarë: Shqipe Bytyqi, Lulejeta Fetahaj dhe unë, ngase anëtarët e tjerë ose ishin në orarin e punës. Në cilësinë e nikoqirit, mori pjesë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih z. Vigan Berisha.
Në takim mbretëroi kryekëput tema rreth arbëreshëve, se si të ngritët niveli i bashkëpunimit me ngulimet e atjeshme në sferën e ruajtjes e trashëgimisë kulturore, duke veçuar aftësimin e shtëpisë së Jeronim De Rada , si dhe mbarëvajtjen e punës në shtëpinë- bibliotekë të At Antonio Bellusci (Belushi. Ndërsa që biseda u përqendrua te mësimi i arbërishtes, se si të zgjidhet e ndihmohet ky problem qoftë me tekste apo kuadër.
Në këtë kuadër , zonjën Gërvalla e njoftova rreth këtyre dhe temave të tjera me të cilat preokupohet momentalisht mërgata jonë në Perëndim, duke veçuar dy marrëveshje të arritura: e para nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, me kryetar Musa Jupollin, për të ndihmuar hapjen e pikave të para shkollore në arbërishte, në bashkëpunim edhe me Qendrën Albanologjike në Frasnitë (Frascineto) , që drejtohet nga zonj. Ornela Radovicka dhe Federata e Asociacioneve Arbëreshe ( Federazione Associazioni Arbereshe) që udhëhiqet z. Damiano Guagliardi, arritur edhe në prani të At Antonio Belushit, si dhe marr veshja tjetër për thellimin e bashkëpunimit ndërkulturor mes Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, kryesuar nga Ramadan Morina me seli në Cyrih dhe Bashkisë së Horës së Arbëreshëve kryesuar nga bashkiaku z. Rosario Petta.
Për fat të mirë marrëveshja e parë rreth pikave të klasave arbëreshe ka marr udhë në Ungra të Kalabrisë, ku dy mësuese arbëreshe e mbajnë mësimin në gjuhën amtare. Në këtë pikë kontribut ka dhënë edhe Shkolla Shqipe në Zvicër në bashkëpunim me shkollën e Ungrës.
Me këtë rast edhe në cilësinë e anëtares së LKSHM-së , Shqipe Bytyqi foli edhe për orën orën e madhe letrare të mbajtur në Frasnitë, në kuadër të ditëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeun si dhe vizitën e bërë te At Antonio Belushi, ndërsa Luljeta Fetahaj, potencoi mikpritjen që i është bërë korit të grave “Lyra” (që e udhëheq ajo) nga Zvicra gjatë dy programeve të shfaqura në Hora të Arbëreshëve.
Do theksuar se gjatë festës së Pashkëve në Hora të Arbëreshëve ishte edhe zonja Donika Gërvalla bashkë me zëvendësen e saj Liza Gashi, meqë rast patën një pritje të përzemërte nga komuniteti arbëresh, si në Bashkinë e Horës ashtu edhe nga mijëra pjesëmarrës që në manifestimet masive të festës së pashkëve.
Me këtë rast fotot që na i përcollën nga pritja nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih si dhe një foto e imja nga vizita e zonjës Gërvalla në Hora të Arbëreshëve në Sicili.