Zë që s’u thye kurrë
Nga Pozharani u ngrit një zë,
jo me armë, por me mend e vend
Zeqir Rama – burrë i fjalës,
qëndroi i drejtë përballë stuhisë së kohës.
Kur errësira mbuloi çdo dritë,
ai nuk heshti, nuk u bë pritë,
me librin në dorë, me shpirt në flakë,
i doli zot këtij trualli plak.
E ndoqën, e shtypën, e lanë pa zë,
por mendimi i tij s’u mbyll në dhe,
se fjala e lirë nuk vritet kurrë,
ajo ringjallet si flamur!
Mërgimi e mori larg nga vatani,
por zemra i mbeti në Dardani,
mes djersës, punës e dhimbjes së thellë,
ai mbolli shqipen si dritë në terr.
Nuk kërkoi lavdi, as fron, as kurorë,
veç të vërtetën ta mbante në dorë,
dhe sot ai rron në çdo kujtim,
si qëndresë, si dritë, si frymëzim!
O Zeqir, disident i mendimit të lirë,
emri yt s’harrohet në këtë dhe të mirë,
se kush për të drejtën qëndron pa u thyer,
mbetet përjetë – i pavdekur, i ndritur!
Xh.H.

















