Zbulohet libri që jep shkollimin e Skënderbeut në artin e luftës

 

(17 Janar-1468- 17 Janar 2025, në kujtim  557 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut)

Nga:Hysen S.Dizdari, Studjues i Historisë dhe Filatelisë / Tiranë

Libri: “JETËSHKRIM I NJERZVE TË ҪQUAR” – “LES HOMMES CELEBRES” përkthyer nga Perto Qirias, botuar në Konstancë ,1921 jep shkollimin e Skënderbeut  në Artin e Luftës.

Në faqen 108 ,117 e 121, të këtij libri theksohet:

“Kohën e djalërisë e të burrnisë Skënderbeu e shkoj në oborrin Mbretërorë të Turqisë, në Andrianopojë.Këtu u stërvit e u ar duke marrë mësimët e duhura prej mësojsve shqiptarë dhe atyre më të mirë mësonjës të Turqisë. Këtu u thellue në mësimet e mënyrës së luftimit.

U stërvit bukur në hipjen e kuajve dhe më mire në përdorimin e shpatës. Mesimet e gjeografisë , të matematikës dhe histories u bënë për për të bënë ushqimi mendorë i përditshëm. Dhe me ndihmen e këtyre arriti shkallën aq të lartë në shkencën e luftës, që kudo gjendeshe as që nuk u mundet që të mejtonte (mendonte) kurrë humbjen.Vetë përsoni i tij ishte fitimi i luftës.Midis mësimeve të tjera dhe ai i gjuhës merrte një shkallë tepër të naltë.

Heroi shqiptar fliste bukur veç gjuhës amëtare (gjashtë gjuhë të huaja) edhe turqishten , arabishten greqishten , sllavishten , italishten dhe latinishten.

Oratoria (bukur-folja) ishte mjeti më i fortë për të zbutur dhe për të ndezur zemren e gjithë kujt. Nuk ishte vetem oratoria(bukur-folja) me të cilën Skënderbeu ndizte zemren e gjithëkujt, vertyte të nalta të tij , nderi, zemra e butë e gjerë, urësia, mëshira, shpirt madhësia, dashuria si dhe goja e embël, altruizmi hidhnin cilindo në dashurinë e tij.

Para shpatës së Skënderbeut, s`qëndruan dotë dhe dy remetet e dy ushtrive të mbretërve të Turqisë, Murati me 150.000 dhe i Mehmetit  II ,pushtojsi i Stambollit me 200.000 ushtarë u kthye me turp të madh të mundur prej 10.000 shqiptarësh.

Shpata e Skënderbeut, nuk drodhi e kalli frikën e vdekjes vetëm në ushtrinë turke, po asaj si qëndruan dot as italianët e Venetisë nën komandën e Giuricos, as trimi më i madh italian i kohës, si  gjenerali Picenino me ushtrinë italiane dhe franceze së bashku.

Është vërtetë për tu habitur se me vullnetin e hekurt të një burri, me një grusht luftëtarë, theu e dërmoi ushtritë e Turqisë me një shumicë 20 herë më të madhe.Ata turq që mbuallën frikë e dridhen në të gjithë Europen , shkatërrohen e ç,armatosen prej shpatës e një trimi qe vetem me zërin e tij , bënë çdo ushtarë hero.”