Xhavit Elshani është ftuar nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e bëri të ditur vet Elshani me anë të një postimi në Facebook.

“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtarët se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftesë për tu paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit”, ka njoftuar Elshani.

Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës”, ka shkruar Elshani.