Xhamia shqiptare “Hana e Re” në Kreuzlingen shënoi 30 vjetorin me përfaqësim të institucioneve zvicerane 

Mbrëmë në sallën e madhe të Qendrës Kulturore, Draispitz të qytetit të Kreuzlingenit në Zvicër, të stolisur flamuj shqiptar e zviceran, Xhamia shqiptare “Hana e Re”, që drejtohet nga imami i mirënjohur Rehan Neziri, shënoi 30 vjetorin e themelimit me prani të mysafirëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve fetare e drejtuese të vet këtij qytetit e më gjer, pri nga kryetari i komunës së Kreuzlingenit, z. Thomas Niederberger. Të pranishëm ishin edhe përgjegjësja për integrim pranë komunës sonë, zonja Željka Blank-Antakli (me origjinë kroate); Përgjegjësja për shërbime funerale, zonja Ursula Layritz; Kryesuesi i Tryezës së Rrumbullakët të Feve në Kreuzlingen, zotëri Gunnar Brendler ; Kryetarja e Kishës së Reformuar Evangjeliste, zonja Susanne Dschulnigg; Kryetari i VIUK-ut (Shoqatës për Mësimin Islam ne Kreuzlingen), zotëri Xhelal Qazimi; Përfaqësuesi i Grupit Ndërfetar në kanton Thurgau, zotëri Mark Keller; kryetari i DIGO-s (Organizata e Bashkësive Islame te Zvicrës Lindore), zotëri Yakup Gürgün ; Kryetari i (Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), hafiz Mehas Alija; Përfaqësuesi i FIDS-it, Dr. Bashkim Aliu – Koordinatori i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica ;  Koordinatori i Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Selver ef. Xhemaili, si dhe Imamë dhe kryetarë xhamish nga Zvicra.

Pas shfaqjes së një historiku të kësaj xhamie, imami i saj magjistri i shkencave teologjike dhe sociologjike Rehan Neziri, që për 20 vjet shërben në këtë xhami, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve, filluar me kryetarin e Kreuzlingenit, z.  T. Niederberger dhe të gjithë mysafirëve të ardhur nga vendlindja dhe Zvicra.

Me këtë rast shkëputëm disa nga theksimet e fjalës së tij: ”Xhamia jonë sonte ka të drejtë të gëzohet e të festojë sukseset e përbashkëta të arritura me flijimin dhe sakrificën e secilit prej nesh këtu e të tjerëve që nuk janë më në mesin tonë“, duke vazhduar se: “Unë si imam jam i angazhuar këtu qe 20 vjet dhe e kam vazhduar prej aty ku e kanë lënë imamët e mëparshëm, të cilët për fat të mirë të gjithë sonte i kemi në mesin tonë, për të përkujtuar se : Filozofia ime si imam ka qenë që fillimisht të bëjmë forcimin dhe konsolidimin e brendshëm të xhamisë e të xhematit: me namazet ditore e javore, me ligjëratat në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht, me mësimin fetar në xhami e më vonë edhe në shkollat publike të Kreuzlingenit, me kremtimin e festave fetare si dhe duke i shoqëruar muslimanët e këtushëm shpirtërisht në çdo fazë të jetës së tyre.

Si hap të dytë imami Rehan Neziri, përmendi krijimin e strukturave të  brendshme si: forumi i të rinjve, forumi i grave dhe forumi i të shkolluarve në Zvicër „Networking“, ndërsa si hap të tretë: Hapja ndaj shoqërisë duke marrë pjesë në themelimin, ngritjen dhe mbështetjen e shoqatave e organizatave islame e të tjera këtu në Zvicër edhe atë që nga niveli komunal, ai kantonal dhe federal, siç patët mundësinë të njoftoheni edhe nga filmi prezantues i xhamisë sonë.

Më tej imami nikoqir si hap të radhës të tij përmendi: “Krijimin e  një interpretimi dhe diskursi të ri të Islamit, që do ta sillte Islamin këtu dhe sot, pra që Islami të mos shihet këtu si një trup i huaj, porse si një element dhe faktor i fuqishëm në ngritjen dhe zhvillimin e jetës së përbashkët me të gjithë në këtë shtet liberal e demokratik. Me fjalë të tjera, unë si imam dhe si mësues i lëndës fetare, angazhohem që me ligjëratat, mësimet, seminaret, artikujt shkencorë e librat e mi autorialë e të përkthyer, të kontribuoj që Islami këtu dhe sot të kuptohet me nivelin e dijes e të vetëdijes së tanishme e të këtushme. Ky është një proces që do të zgjasë. Dhe unë jam i gatshëm që këtë ta vijoj deri në fund të jetës sime.“, konkludoi imami nikoqir fjalimin e tyj mbajtur edhe në gjuhën gjermane, i cili njihet për kontributin e tij të çmueshëm edhe në publikimin e disa veprave por edhe në aktivitetin e bërbashkëta me komunitetet tjera fetare që veprojnë në Zvicër, çka u dëshmua edhe mbrëmë me një prani të madhe jo vetëm të komunitetit hqiptarë por edhe të atij zviceranë e të tjerë.

Programi u përcoll edhe me disa këndime fetare në gjuhën shqipe e zvicerane si dhe me disa pika artistike të valltarëve të grupit të këtushëm „Drita“ , përçka edhe kryetarit të këtij ansambli Haradin Gashit iu nda një mirnjohje e veçantë. Për kontribut dhe bashkëpunim mirënjhje iu ndanë edhe disave nga mysafirët e pranishm , kurse me njüe buqet lula edhe nikoqirit, Imamit Rehan Neziri.

Për qindra të pranishëm në këtë ngjarje jubilare, gratë shqiptare kishin përgatit edhe një apero të pasur me specialitetet tradicioanele.