Xhamia e Gjin Aleksit ne Delvinë

Eshte e vetmja xhami ne bote qe ka emrin e nje te krishteri.
Tre besime brenda një emri. Xhamia e Gjin Aleksit ndodhet në fshatin Rusan të Delvinës dhe mendohet se i përket viteve 1600 dhe thuhet se kjo xhami është ngritur mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Xhamia është një objekt që mban brenda saj të ndërthur disa gërshetime kulturash që fillojnë që nga ajo vendase dhe vazhdon në atë postbizantine e deri tek periudha otomane.

Kjo xhami ka qenë e famshme për akustiken e saj të veçantë, e cila krijohej nga disa vrima të lëna në mur, funksioni i të cilave tani vonë është marrë vesh.
Ajo është një perlë e arkitekturës, por edhe e Trashëgimisë sonë kulturore, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj – një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve. Instituti i Monumenteve të Kulturës pohon se një thesar i kulturës sonë që duhet ruajtur e transmetuar brez pas brezi.