Ftohen bashkatdhetarët nga fshati Sopi, Komuna e Suharekës, me qëndrim në Zvicër, që të dielën më 2 mars 2014 të marrin pjesë në një tubim. Me iniciativën e një grupi mërgimtarësh nga ky fshat është vendosur që të rindërtohet xhamia e cila ishte shkatërruar nga lufta e fundit. Për të realizuar këtë qëllim nevojitet ndihma e të gjithë bashkëfshatarëve.
Tubimi mbahet në lokalet e Xhamisë Shqiptare në Winterthur, në Kronaustrasse 6, 8404, Winterthur, me fillim në orën 13.00