Volkswagen nuk do të investojë në Kosovë

23

Lajmin që e shpërndamë ditë më parë, lidhur me ofertën që Kosova i ka bërë gjigandit Volksëagen për investime në Kosovë, po e plotësojmë me të dhëna shtesë që janë bërë të ditura sot, ku mesa duket kjo kompani ka hequr nga lista e tyre e preferencës Kosovës si opsion, duke u fokusuar në mes të Turqisë dhe Bullgarisë.

Kjo nuk është bërë akoma zyrtare, megjithatë pritet që në ditët në vijim të merret konfirmimi i prodhuesit të automobilave, se ku përfundimishtt kanë vendosur ti derdhin investimet e tyre milionëshe, të cilat padyshim që nëse do të investoheshin në vendin tonë, do të ndikonin shumë në rritjen e vendeve të punësimit.