Për shkak se tematika në fjalë nuk ka humbur nga aktualitetit dhe pasi që ajo edhe më tej është një ndër preokupimet kryesore shoqërore dhe nevojë si e Diasporës shqiptare ashtu edhe politkave ndërshtetërore si të vendeve amë ashtu edhe të atyre ku kjo diaspore ka qendërjetesën e saj, po publikojmë vlerësimen e qednrës profesionale për migracion prointegra.ch. Ky vlerësim është bërë në konrferncëne e porositur dhe të sponzorizuar nga Drejtoria Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC / DEZA) qysh në tetor të vitit 2009.
Osman Osmani, aktualizuar më 17 tetor 2020, në Prishtinë
Konferenca prezantuese e studimit në fjalë më 9.10.09 në “Glockenhaus” të Cyrihut
Forumi për Iniciativë Demokratike në Kosovë, i ngarkuar dhe mbështetur gjithanshëm nga Drejtoria për Zhvillim dhe bashkëpunim në Zvicër zhvilloi një kërkim shkencor duke kryer një punë pioniere për diasporën e Kosovës, e cila, ashtu siç vërteton edhe vet studimi është gati tërësisht e pa studiuar.
Ky studim është i rëndësishëm sepse përmbledh në vetvete ato pak të dhëna që ekzistojnë për diasporën e Kosovë. Një rëndësi e veçantë e këtij studimi është fakti që ai vërteton edhe mungesën e të dhënave të ndryshme për migracionin e Kosovës në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës.
Studimi në fjalë përveç që vërteton dhe demanton teza të caktuara, është një ngacmim për studime të reja dhe një trajtim më shkencor të problemit të diasporës.
Një aspekt i veçantë i këtij studimi janë preokupimet, respektivisht orientimet e diasporës.
Studimi vërteton pos tjerash se Integrimi është një ndër temat kryesore e mërgimtarëve nga Kosova.
Rezultatet e Studimit në fjalë:
- përshkruajnë shkëlqyeshëm fazat e emigrimit nga Kosova nëpër periudha të ndryshme kohore pas vitit 1945.
- Që migracioni ndër shqiptarët është shumë i përhapur dhe që ka prekur shumicën e familjeve në Kosovë.
- japin sugjerime të vlefshme si për Diasporën shqiptare ashtu edhe për Qeverinë e Kosovës
- tregojnë dhe vërtetojnë mungesën e të dhënave themelore për diasporën:
- për numrin, moshën, përkatësinë, gjinore, sociale, fetare, politike dhe një varg të dhënash të tjera të cilat do të mund të shërbenin si bazë për kërkime të tjera.
- tregojnë dhe vërtetojnë preokupime kryesore që ka diaspora e Kosovës:
- arsimimin e gjeneratës së re,
- sigurimin e strehës mbi kokë,
- përkushtimin për rrjedhat në Atdhe
- përmirësimin e standardit jetësor dhe
- integrimi në vendin mikpritës si shans për perspektivë më të mirë jetësore
Rezultatet e Studimit pasqyrojnë shumë mirë aspektet ekonomike të ndikimit te diasporës
• Kërkimi vërteton që roli i diasporës përkundër mundësive të kufizuara materiale, nuk është i parëndësishëm në përmirësimin e kualitetit jetësor.
• Kërkimi vërteton gjithashtu që sasia e mjeteve te dërguara në Kosovë po zvogëlohet për shkak që mërgimtarët kanë përcaktuar prioritete të tjera edhe në drejtim të integrimit. Besoj që ky fakt është shumë i rëndësishëm për politikën e brendshme të Zvicrës dhe të gjithë neve që merremi me çështjen e migracionit dhe integrimin.
• Që diaspora, megjithëse më pak se që është pritur, ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e bizneseve dhe që ky investim është 12 herë më i madh se i agjencive ndërkombëtare.
• Që vizitat e mërgimtarëve në Kosovë rritin fuqinë blerëse të familjeve dhe kjo ka një ndikim pozitiv në gjithë ekonominë e Kosovës.
• Shumica e diasporës nuk e shohin investimin në Kosovë si përparësi
• Që Diaspora ka Vlera dhe Norma të tjera në lidhje me kulturën e biznesit
• Që e ndjen veten të braktisur nga Atdheu i saj.
Rezultate e Studimit vejnë në theks Diasporën si burim Diturie, përvojash dhe medium për transferimin e vlerave
• Që migracioni përmbledh në vetvete provoja dhe dituri të cilat shfrytëzohen dhe mund të shfrytëzohen në Kosovë.
• Që Diaspora ka luajtur një rol madhor në organizimin, financimi dhe drejtimin e kryengritjes në Kosovë dhe ndërtimin e shtetit pas kryengritjes.
• Që Diaspora është e pa organizuar dhe i mungon një udhëheqje politike që trajton dhe mbron interesat e saj.
• Që përpjekjet e qeveris së Kosovës për ta mbështetur diasporën janë vetëm reaguese dhe nuk i kalojnë caqet e veprimeve të përcaktimit normativ.
Studimi në fjalë lenë për të dëshiruar një qartësi më të madhe sa i përket:
• Aspektit të përfaqësimit dhe përzgjedhjes së mërgimtarëve në Studim, si dhe hulumtimit si në aspektin cilësor ashtu edhe atë sasior të shumëndryshmërisë (laramanisë profesionale) të mërgimtarëve në Zvicër, sasa përqendrimin në të mbështeturit në Kosovë.
Çka duhet hulumtuar mjaftueshëm në ardhmen:
• Mbështetjen e pandërprerë humanitare nga ana e Diasporës në Kosovë
• Kontributet zhvillimor në projektet infrastrukturore si; ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtimin e rrugëve, ndërtimin shkollave, të objekteve fetare, etj.
• Kontributet e larta përmes organizimeve të shtrenjta të dasmave dhe solemniteteve tjera (një solemnitet i tillë kushton rreth 15’000 deri në 30’000 Franga zvicerane)
• Vizitat privat në Kosovë me automjete personale dhe me Autobusë.
Aspekte të përgjithshme kritike mbi rezultatet e Studimit:
• Emërtimi dhe thellimi i fushave të mundshme të ndikimit dhe mënyrat e bartjes (transferimit) të vlerave dhe përvojave jo vetëm në Atdhe por edhe bartja e tyre jashtë vendit te bashkësia shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Kosovës në veçanti.
Si përfundim:
Kërkimi i Forumit për Iniciativë Demokratike u përpoq të jep përgjigje në një pyetje:
“Diaspora si forcë shtytëse për zhvillim në Kosovë: mit apo realitet?”, ndërsa në tërësinë e tij nxori shumë pikëpyetje.
Pikëpyetjet e reja shtrohen para vet Diasporës, para Qeverisë së Kosovës dhe para Shtetit Zviceran.
Sa më të zëshme që bëhen ato, sa më transparente, aq më e madhe është gjasa që në to të gjinden përgjigjja.
Për shtrimin e kësaj rruge nuk ka dyshim që Forumi për Iniciativë Demokratike me këtë Studim luajti një rol të çmueshëm.
Ne jemi të bindur se Diaspora duhet të jetë ura më natyrshme dhe më e qëndrueshmja sa i përket bartjes së ndërsjellët të vlerave dhe të përvojave pozitive në të gjitha lëmit jetësore dhe shoqërore për të dy vendet tona. Besojmë se në të ardhmen e afërt Diaspora do të ketë rolin që i takon.
Organizimi i këtij manifestimi duke iu falënderuar në radhë të parë mbështetjes konkrete nga ana e DEZA-s është nga hapat e parë shumë shpresëdhënëse se Diaspora po fillon të kryejë këtë funksion.
Me rastin e kësaj konferencës prezantuese të studimit në fjalë, swissinfo.ch pat zhvilluar një intervistë me kryetarin aktual të prointegra.ch, në lidhje me nevojat e preokupimet si dhe potencialet e resurset e Diasporës shqiptare. Këto mund ti lexoni duke shtypur butonin për në gjuhën gjermane apo përkthimin për në gjuhën shqipe.
Kontribuuan profesionalisht:
– Faton Topalli, i diplomuar në shkencat sociale dhe bashkëderjtues i Pro Inetgrës
– Muhamet Ilazi, lic.phil., i diplomuar në shkencat politike me theks metodat hulumtuese
Osman Osmani, më 9.10.2009, në Cyrih: Vlerësimi kritik i Studimit në fjalë