Vjosa Osmani në Zvicër: “Dashurinë e juaj për Kosovën, do t`a kthejmë në partneritet strategjik”

 

Ushtruesja a e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Parlamentit Zviceran po qëndron në vizitë dy ditore në shtetin helvetik meqë rast pati një takim me mërgimtarë ne¨Ambasadën e Kosovës në Bernë, si dhe u takua edhe me znj. Ylfete Fanajn, kryetare e parlamentit të Luzernit  dhe me drejtorin e kardiokirurgjisë së spitalit Triemli në Cyrih, profesor doktor, Omer Xhemailin. 

Në takimin e organizuar në Ambasadëne  Kosovës në Bernë atë e përshëndeti nikoqiri, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Sami Ukelli, i cili mbajti edhe një fjalë rasti. Ndërsa që për këtë vizitë dyditore në Zvicër, zonja Vjosa Osmani, U.d, e Presidentit të Kosovës dhe kryetare e Parlamentit të Kosovës, shënoi këtë tekst në fb:

“Vizitën në Zvicër, ku po qëndroj me ftesë të Parlamentit zviceran, e fillova me një takim me mërgatën tonë, me ata që sado që tashmë në këtë vend kanë ndërtuar shtëpinë̈ e familjet e tyre, mendjen e zemrën e mbajnë̈ gjithmonë̈ pranë Kosovës sonë të dashur. Nuk e përshkruaj dot me fjalë se çfarë nderi, privilegji e krenarie është të jesh në mesin e juristëve, mjekëve, shkencëtarëve, studiuesve, ndërmarrësve, artistëve, arkitektëve e profestionistëve të fushave nga më të ndryshme të cilët po shkëlqejnë në profesionet që kanë përrzgjedhur e po japin kontribut të jashtëzakonshëm e përmbajtësor në shoqërinë zvicerane.

Kishim aq shumë për të folur, por natyrshëm, fokusin e mbajtëm tek diskutimi i mënyrave të bashkëpunimit ku mërgata jonë nuk shihet më vetëm si burim i remitencave, por si burim i ideve, kompetencës dhe profesionalizmit, e për të cilat vlera vendi ynë ka nevojë tani më shumë se kurrë.

Të lësh vendin tënd për të shkuar në një vend të huaj e të përballen me sakrifica të shumta e gjithë familja- nuk është aspak e lehtë. Por, mërgatë e dashur, ju na keni dëshmuar që sakrifica e puna e drejtë shpërblehet gjithmonë me të mirë. Dashurinë e madhe e të pa kusht që ju keni për Kosovën, do t`a kthejmë shumë shpejt në partneritet strategjik e projekte e angazhim konkret. Ju jam mirënjohëse secilit e secilës që pata kënaqësinë t’u takoj, e ndjesë të gjithë të tjerëve që për shkak të rregullave të pandemisë e kishim të pamundur t’ju përshëndesim.

Ndërsa sa i përket takimit që pati me znj. Ylfete Fanaj,  kryetare e parlamentit të Luzernit, Vjosa Osmani shkruan : se kur u zgjodh Ylfeti në këtë post të lartë: “në Zvicër jehoi kënga ‘Moj e bukura More’ do ta mbajmë në mend si ditë të veçantë në kapitullin e sukseseve gjithnjë në rritje të mërgatës sonë. Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me të sot. Shembull i një politikaneje moderne, të zellshme e që me përulje kontribuon në përmirësimin dhe avancimin e politikave në Zvicër për të gjitha komunitetet pa përjashtim.  Faleminderit për një bashkëbisedë të këndshme e shpresoj të kemi mundësinë që së shpejti të takohemi edhe në Kosovë.”

(Fotot nga fb i Zonjës Vjosa Osmani)