Vjenë shoferja e parë e autobusit në Kosovë

Tash e një kohë kanë filluar të thehen tabut në Kosovë, për punët që I takojnë vetëm meshkujve, e që nuk duhet ti kryejnë femrat, ose e kundërta. Tash, për herë të parë në Kosovë, kemi një grua shofere e autobusit.

Këtë shofere do të mund ta shihni rrugëve të Prishtinës, pasiqë ajo do të jetë duke vozitur njërin nga autobusët e linjave urbane.

Ajo është Laura Mirena dhe vjenë si risi jo vetëm për Prishtinën, por për mbarë Kosovës, pasi që deri më sot, nuk kemi pasur rastin ta shohim një grua tek vozit autobus.

Kujtojmë se në qytetin e Gjilanit, ka vite që shofere e nje taksie është një grua. Ajo punon me orar të plotë si taksi private dhe preferohet shumë nga qytetarët që të shfrytëzojnë taksinë e saj për të udhëtuar. Ata disa herë jannë deklarauar se kanë besim tek ajo, e në vecanti gratë dhe vajzat, që nuk e ndërrojnë asnjëherë.