Vizitë e frytshme e një delegacioni nga OCDE në ABSM, në Bazel

Ditën e enjte, më 17 maj 2018, një delegacion  nga OECD-  Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, me qendër në Paris të Francës, zhvilloi një vizitë pune në ABSM- Qendrën Shqiptare për Këshillimin dhe Trajnimin e Emigrantëvë, me seli në Gempenstrasse 27 në Basel, në Zvicër.  Delegacioni përbëhej  nga  Dr. Anthony Mann (analist i shquar politik, Drejtor i VET dhe i Ekipit të Mësimit për të Rritur,  Drejtor i Edukimit dhe Aftësimit), nga  Dr. Shinyoung Jeon, (analiste politike dhe Drejtuese Projektesh të Aftësimit Profesional ), nga  Samuel Luethi (konsulent). Delegacioni i OCED –së  shoqërohej  nga  Heike Suter (Sekretare Shteti për Formim, Kërkim dhe Inovation,  SBFI, Përgjegjëse  e Projekeve në Politikat Profesionale), nga  Annatina Aerne (Universiteti i St.Gallen, Projekti Kërkimor GOVPET, (Qeverisja për Arsimimin, Edukimin dhe Trajnimin Profesional). Nga ana e  ABSM –së miqtë u pritën  nga Skender Nikoliqi ( Kryetar Bordi),  Besim Pajaziti (Zv.kryetar),  Arijanita Muçaj (Drejtuese projektesh dhe kursesh), Dr. Jan Eberhardt (Drejtues  dhe kordinator kursesh për edukim), Lisa Schnell (Praktikante),  Ulrich Schubert (Administrator),   Dina Arab (Praktikante) dhe  Irisa Bregasi (Nxënëse në ABSM). Qëllimi i vizitës së delegacionit të OCDE-së në Zvicër (14-17 maj 2018) është të shqyrtojë çështjet kyçe të politikave të përshtajes dhe integrimit të emigrantëve, të mbledhë dëshmi, të formulojë konkluzione paraprake, të identifikojë pikat e forta dhe sfidat e sistemit dhe fushat, ku do të ishte e frytshme të fokusohet vëmendja e studimit. Ndërsa qëllimi i studimit të OCDE-së  është identifikimi i sfidave të përbashkëta dhe ndarja e praktikës efektive në lidhje me ofrimin e arsimimit dhe aftësimit profesional (AAP) për migrantët e rinj humanitarë dhe azilkërkuesit.

Studimi do të mbledhë informacione të reja se si sistemet e AFP-së mund të përshtaten për të integruar me sukses migrantët në vendet pritëse, në mënyrë që të arrijnë rezultate më të mira për të dy palët,  emigrantët dhe për ekonomitë në tërësi.

Gjatë takimit  ABSM pati mundësinë të paraqiste gjërësisht e konkretisht punën e saj tek delegacioni i OECD-së. Sipas një njoftimi zyrtar nga OECD, në fazën e parë, prej kësaj organizate, do të shqyrtohen më nga afër, tre vende, përkatësisht Gjermania, Suedia dhe Zvicra. Në bisedë u shtruan dhe u diskutuan pyetjet e mëposhtme: Cilat janë mundësitë që migrantët të fitojnë një vend në Zvicër? A duhet të shkurtohet procesi i trajnimit profesional dhe cilat janë mundësitë për punëdhënësit, refugjatët dhe të ardhurit? Çfarë roli luajnë në këto procese shkollat ​​dhe kurset e gjuhës në ABSM? Çfarë duhet të bëhet  në nivel shtetëror dhe institucional për ta lehtësuar për emigrantët  procesin e integrimit, ose më saktë integrimin në tregun e punës?

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e ABSM-së  arritën të sqarojnë rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me migrantët në një nivel personal. Oferta për refugjatët dhe të ardhurit mund të jetë më e madhe.  Kur njerëzit nuk gjejnë rrugë e mundësi për njohjen dhe shfrytëzimin e  këtyre ofertave nëpërmjet një referimi personal, shpesh ndodh që ofertat të mbeten të panjohura dhe prandaj nuk perceptohen e nuk shfrytëzohen. Sidomos ABSM si një «organizat e vogël mes të mesmëve» apo institucion modest në fushën e integrimit, ka mundësinë për t’iu përgjigjur secilit dhe të gjithë nxënësve të tij dhe, nëse është e nevojshme, të ofrojë përkrahje konkrete të personalizuar.U bë gjithashtu e qartë se sa e rëndësishme është të mësohet gjuha vendase për fillimet në procesin e formimit profesional.Me punën e saj, ABSM siguron një bazë të domosdoshme për integrim për shumicën e migrantëve. Për këtë qëllim, për informacione të mëtejshme ata janë të mirëpritur të kontaktojnë me ekipin ABSM në çdo kohë.

OECD pritet të publikojë raportin e saj në mes të vitit 2019. Do të jetë me interes të shikohet se cilat janë linjat e mëdha në të cilat politika dhe politika e tregut të migracionit, sipas OECD, mund dhe duhet të bazohet në vitet e ardhshme.

Vizita e delegacionit të OECD-së dhe takimi me atë, për  drejtuesit dhe përfaqësuesit e ABSM-së ishte një dëshmi e re njohjeje dhe konfirmimi të Qendrës së tyre edhe si partnere e OECD-së në politikat ndërkombëtare të pritjes, trajnimit dhe integrimit të emigrantëve dhe azilantëve.

Zyra e Shtypit
ABSM
Gempenstrasse 10
4053 Basel
Tel: 061 361 85 88
Mail: office@absm.ch
Web: www.absm.ch

MEDIENMITTEILUNG – BESUCH OECD – 17. MAI 2018

Am Donnerstag, 17. Mai 2018, besuchte eine Delegation der OECD die Ausbildungs- und Beratungsstelle für Migrantinnen und Migranten (ABSM) an der Gempenstrasse in Basel.

Die Delegation, bestehend aus

Hr. Dr. Anthony Mann
Head of the VET and Adult Learning team, Skills Beyond School,
Directorate for Education and Skills
Fr. Dr. Shinyoung Jeon
Policy analyst and project leader
Directorate for Education and Skills
Hr. Samuel Luethi, consultant

wurde begleitet von

Fr. Heike Suter
Staatssekretariat für Bildung, Forschung und Innovation, SBFI
Fr. Annatina Aerne
Universität St.Gallen, Forschungsprojekt GOVPET, Governance in Vocational and Professional Education and Training

Von Seiten der ABSM waren anwesend:

Hr. Skender Nikoliqi (Präsident)
Hr. Besim Pajaziti (Vizepräsident)
Fr. Arijanita Muçaj (Projektleitung und Kursleitung)
Hr. Dr. Jan Eberhardt (Kursleitung und Bildungskoordination)
Fr. Lisa Schnell (Praktikantin)
Hr. Ulrich Schubert (Administration)
Fr. Dina Arab (Praktikantin)
Fr. Irisa Bregasi (Schülerin bei ABSM)

Während des einstündigen Treffens bot sich der ABSM die Möglichkeit, der Delegation der OECD ihre Arbeit vorzustellen. Rasch entwickelte sich dabei ein angeregtes Gespräch.

Im Rahmen ihrer aktuellen Studie untersucht die OECD, wo und wie Staaten und ihre Regierungen eingreifen können, um zugezogenen Migrantinnen und Migranten, insbesondere Flüchtlingen, den Eingang in die Arbeitswelt, genauer: den Zugang zu einer beruflichen Fachausbildung zu ermöglichen bzw. zu erleichtern. In einer ersten Phase werden dabei drei Länder eingehender untersucht, nämlich Deutschland, Schweden und die Schweiz.

Folgende Fragen wurden im Laufe des Gesprächs unter anderem angesprochen: Welches sind die Möglichkeiten für Migrantinnen und Migranten, in der Schweiz beruflich Fuss zu fassen? Wie können Zugezogene eine Berufsausbildung anfangen und was wird gebraucht, damit Flüchtlinge überhaupt wissen, wo und wie sie sich ausbilden können? Sollte die Berufsausbildung eventuell verkürzt werden? Welche Möglichkeiten gibt es für Arbeitgeber, Flüchtlinge und neu Zugezogene auszubilden? Welche Rolle nehmen in diesen Prozessen Sprachschulen wie die ABSM ein? Was müsste auf staatlicher und institutioneller Ebene geschehen, damit der Integrationsprozess, genauer: die Eingliederung in den Arbeitsmarkt für Migrantinnen und Migranten einfacher wird?

Es gelang der ABSM, deutlich zu machen, wie wichtig ein direkter Kontakt zu Migrantinnen und Migranten auf persönlicher Ebene ist. Das Angebot für Flüchtlinge und Zugezogene kann noch so gross sein – wenn die Leute nicht über einen persönlichen Bezug den Weg zu ebendiesen Angeboten finden, kommt es oft dazu, dass Angebote unbekannt bleiben und dadurch nicht wahrgenommen werden. Gerade die ABSM als „kleiner bis mittlerer Player“ im Integrationsbereich hat die Möglichkeit, auf jede und jeden seiner Studentinnen und Studenten einzugehen und, wenn nötig, massgeschneiderte persönliche Unterstützung zu bieten.

Weiter wurde deutlich, wie wichtig das Erlernen der lokalen Sprache für den Einstieg in eine berufliche Ausbildung ist. Mit ihrer Arbeit legt die ABSM einen unerlässlichen Grundstein für jegliche Integration von Migrantinnen und Migranten.

Die OECD wird ihren Bericht voraussichtlich Mitte 2019 herausgeben. Es wird dabei spannend zu sehen sein, welches die grossen Linien sind, an denen sich die europäische Migrations- und Arbeitsmarkt-Politik gemäss der OECD in den nächsten Jahren orientieren kann und soll.