Mbrëmje Humanitare

0
795

Pas ngjarjes së suksesshme humanitare në vitin 2016, shoqata “Vitia”, për herë të dytë mori sfidën për të organizuar një mbrëmje kulturore me qëllim humanitar. Këtë herë me mbështetjen e sindikalistëve shqiptarë të Zvicrës dhe disa shoqatave profesionale dhe kulturore si dhe profesionistëve kulturorë.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, do të mundohem që të gjenerojmë sa më shumë të hyra, të cilat na mundësojnë t’i ndihmojmë njerëzve në nevojë që të kenë një çati mbi kokë në komunën e Vitisë, në Kosovë. Burimet e të ardhurave do të ndahen si më poshtë.

Të shtunën më 28 prill 2018,
duke filluar nga ora 17:30
Villa Miami Club, Glatthofstrasse 3,
8152 Glattbrugg/ZH
Hyrja dhe çmimi:
CHF 25.00 Online në www.jamatu.ch
CHF 35.00 në hyrje
Biletë paguhet për fëmijët mbi 12 vjet
Donacionet me shënimin e arsyes së pagesës
«Mbrëmje humanitare 28.04.2018»:
VITIA Versoix,
IBAN CH36 0900 0000 1435 1643 0
BIC/SWIFT: POFICHBEXXX
për informata tjera:
Xhafer Sejdiu +41 76 675 77 62
Xhavit Islami +41 79 580 70 50
Osman Osmani +41 79 934 18 89
https://jamatu.ch/8335/Mbrëmje-Humanitare
Hyrja
Shitja para ngjarjes do të bëhet online përmes platformës Jamatu dhe në hyrje të ngjarjes. Me këto të hyra, paguhen vetëm shpenzimet për qiramarrje të sallës. Pjesa tjetër do të përdoret plotësisht nga shoqata për projektin e donacionit.

  • Blerja e biletave para ngjarjes CHF 25.00 (fëmijët mbi 12 vjet)
  • Blerja e biletave gjatë hyrjes (te dera) CHF 35.00 (fëmijët mbi 12 vjet)

Thirrje dhe SMS
Burimi i dytë i të ardhurave gjenerohet nga SMS dhe telefonia. Kushdo që dëshiron të dhurojë mund ta bëjë këtë duke dërguar SMS ose duke telefonuar një numër përkatës. Të ardhurat nga kjo do të përdoren nga shoqata plotësisht për projektin e donacionit.

Shitja e veprave artistike (imazheve)
Shitja e veprave të artit në nivel lokal. 70% e shitjes do t’i dorëzohet shoqatës “Vitia” për projektin e donacionit.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt përmes kanalit Facebook të Jamatu-së. Në faqen e internetit të shoqatës “Vitia” do të publikohen të hyrat si dhe do të dokumentohet ecuria e projektit.

Gjatë ngjarjes, të hyrat (donacionet) do të dërgohen në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë.

Ne falënderojmë për mbështetjen të gjithë personat dhe organizatat e përfshira që na përkrahin vullnetarisht dhe pa pagesë.

Sindikalistët shqiptarëtë në Zvicër, Prointegra, Jamatu, Shoqata Parandalo, SHSHVZ Shota, Shoqata Rinia, Shoqata Aktrimi, Kori i femrave Lyra, Jamatu.

Ne shpresojmë në një ngjarje të suksesshme me shumë pjesëmarrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here