Veshja e grave shqiptare të rajonit të Medvegjës, përplot kolorit e imagjinatë

Kjo veshje tradicionale përfaqëson në përgjithësi trashëgiminë kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit, ndërsa motivet zbukuruese në këtë veshje shfaqen në forma të ndryshme dhe janë pjesa më artistike që realizohen mbi pëlhurë, me traditën dhe frymëzimin e bartur brez pas brezi te femra shqiptare e kësaj ane.

Shkruan: Dr.Qazim Namani

Veshja tradicionale e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës, që është ruajtur me xhelozi deri ne ditët e sotme e cila përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane, konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore që nga mbretëria dardane, ajo bizantine, e deri në shekullin XXI te kultura e popullatës autoktone arbërore në fshatrat e Medvegjës, duke e ruajtur artin tradicional popullor dardan, për të mos u zhdukur nga pushtimet e huaja mija vjeçare.

Veshja tradicionale e femrave shqiptare në rajonin e Medvegjës sot, përfaqëson në përgjithësi trashëgiminë kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit. Motivet zbukuruese në këtë veshje shfaqen në forma të ndryshme, dhe janë pjesa më artistike që realizohen mbi pëlhurë, me traditën dhe frymëzimin e bartur brez pas brezi te femra shqiptare e kësaj ane.

Në foto: Bletë Beqiri Ajeti, fotografit e dërguara nga bashkëshorti i saj Burim Ajeti nga Medvegja dhe foto nga pertali “Medvegja Sot”, që i përgëzojmë për postimin e këtyre fotove me këtë veshjeve përplot kolorit e imagjinatë.