Veprimtari Skender Ibishi sugjeron votimin e këtyre kandidatëve

Tre kandidatët e preferuar të Skender Ibishit

Të nderuar miq dhe të njohur

Jam i vetëdishëm se vota është e lirë dhe e respektoj deri në fund, por nëse nuk jeni përcaktuar ende për kandidatët që do të votoni për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës më datën 11 qershor 2017, më lejoni që në mesin e kandidatëve po patët deshirë, të votoni tre shokët e mij të cilët e kanë deshmuar vehtën se janë të denjë të jenë deputet të Kunvendit të Republikës së Kosovës. Këta janë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje si në vijim:

1. Faton Topalli,

2. Gani Krasniqi

3. Nexhat Kryeziu

 

35 / 16 

Faton Topalli ka lindur më 7 nëntor 1963 në Prishtinë dhe ka jetuar në Ferizaj. Ai ka studiuar dhe magjistruar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zyrih. Faton Topalli ka punuar në shërbimin psiko-social në Zvicër, si ligjërues i jashtëm në Fakultetin e shkencave sociale në Zyrih që nga viti 2007, dhe si ekspert i praktikës për diplomim në ZHAW. Faton Topalli ka qenë i angazhuar në mbrojtjen e interesave të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër si përfaqësues joformal i bashkësisë shqiptare në po të njëjtin shtet. Në Kosovë ka qenë anëtar i Kuvendit në Legjislaturën e katërt dhe të pestë. Prej qershorit të vitit 2016 ka kryer detyrën e Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Është i njohur si një nga drejtuesit e “Lëvizjes për Republikë”, dhe ka qenë aktivist në ilegalitet nga viti 1978 gjer në përfundim të luftës. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! e ka afruar orientimi socialdemokrat dhe fakti që Lëvizja në programin e saj përmbledh idenë për bashkim kombëtar.

 

35/ 31

Gani Krasniqi u lind më 23 nëntor 1950 në Carrallukë të Malishevës. Në vitin 1978, ai mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 1978 deri në vitin 1981 ka punuar në Feronikël, në Prishtinë. Në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë. Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës. Pas mbarimit të luftës çlirimtare, për një vit, 1999 – 2000, ai ishte kryetar i Komunës së Malishevës. Në këtë pozitë është rizgjedhur edhe në vitin 2003 dhe në vitin 2007. Gani Krasniqi qenë edhe drejtues i degës së PDK-së në Malishevë. E tërë veprimtaria tij ka qenë dhe është për kauzën kombëtare dhe për vetëvendosje. Ai është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Është i martuar dhe baba i pesë fëmijëve. Njëri prej djemve të tij është dëshmor i luftës çlirimtare. Jeton në Carrallukë.

 

35/46

Nexhat Kryeziu mbaroi studimet universitare në drejtimin Ekonomi Biznesi pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 1997, ndërsa studimet postdiplomike i përfundoi në vitin 2010 pranë Universitetit të Sheffield-it në Britani të Madhe, në drejtimin Menaxhment dhe Administrim Biznesi në financa. Aktualisht ai është në përfundim të studimeve të doktoraturës në degën e Ekonomiksit në Universitetin e Prishtinës. Nexhat Kryeziu është Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Banesore të Komunës së Prishtinës që prej vitit 2015. Njëkohësisht, ai është anëtar i Komitetit të Auditimit në Bankën TEB. Gjithashtu ai ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucione të rëndësishme si Zëvendës Guvernatorit (2008-2013) për Mbikëqyrje Financiare në Bankën Qendrore të Kosovës, të Drejtorit të Financave (2006-2008) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Auditorit të Brendshëm (2003-2006) në Bankë Raiffeisen, Mbikëqyrësit të Bankave (2001-2003) në Bankën Qendrore të Kosovës  Ai ka bërë specializime të ndryshme në kontabilitet dhe financa dhe është autor i punimeve të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe financave, si dhe pjesëmarrës i konferencave dhe punëtorive të kësaj fushe. Gjatë luftës çlirimtare, ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut gjatë viteve 1998-1999.