Veprat e shkrimtarit Brahim Avdyli mirëpriten në Cyrih 

Gjatë promovimit të librave me tituj: “Bota shpirtërore në krijime të veçanta” dhe “Thikat e Mllefit”, në selinë e Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, nga penalistët u tha se Brahim Avdyli tërë karrierën e tij të gjatë letrare e mbështeti në dy binarë paralel: në atë letrar dhe atdhetar

Teksti e fotot: Rexhep Rifati  

Edhe kësaj radhe si edhe disa herë kohëve të fundit Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, falë Shefit të Misionit Konsullor,  Vigan Berisha, dhe personelit të saj, është kthyer në një qendër të vërtetë kulture, veçmas sa i përket promovimit të autorëve të librit jo vetëm nga mërgata por edhe më gjerë.

Kështu mbrëmë ndodhi edhe me promovimin e dy librave të autorit Brahim Avdyli: “Bota shpirtërore në krijime të veçanta” dhe “Thikat e Mllefit”, ku ndonëse patë një numër të vogël pjesëmarrësish, pasi ishte ditë pune, por pati një rrjedhë shumë domethënëse, pasi ata që folën për jetën dhe veprën e Brahimit, që prej disa dekadash jeton në e vepron në Zvicër, ishin jo vetëm nikoqirët por njerëzit e pendës si nga mërgata ashtu edhe nga Kosova, që janë dëshmua me botime të shumta, siç ishte rasti edhe me shkrimtarët: Prend Buzhala, Bujar Salihu e Bardhec Berisha. Por edhe miqtë e dashamirët e vet Brahim Avdylit, shefi i konsullatës në Cyrih Vigan Berisha , si dhe kosulli i parë në këtë konsullatë Dr. Salih Sefa si dhe profesor Nexhat Maloku, kryetar shumëvjeçar i LAPSH “ Naim Frashëri”.

Me këtë rast përmes vështrimeve apo fjalimeve të pjesëmarrësve në këtë mbrëmje u vlerësua lartë angazhimi i Brahim Avdylit në veprimtarinë e tij krijuese në zhanre të ndryshme të letërsisë si dhe ne vetë jetën e tij si i i përndjekur politik por edhe si një atdhetar i flaktë për çështjen e Kosovës.

Krahas për autorin pati fjalë mirënjohje edhe për vet Konsullatën, veçmas pas ardhjes në krye të saj të shefit të misionit Vigan Berisha, i cili edhe këtë promovim e vlerësoj si rast të mirë për njihen nga afër me krijimtarinë e pasur të këtij shkrimtari, ku përshfaqën përjetimet shpirtërore, revolta artistike dhe pasioni për letërsinë.