Vepra e Hazir Mehmetit, një thesar i kulturës dhe memories së vuajtjeve kombëtare

( Vështrim i Musa Jupollit, kryetar i LKSHM-së lidhur me veprën e Hazir Mehmetit “PRANVERË E HELMUAR”, si dhe vlerësime të krijueseve të tjerë rreth këtij libri )

Hazir Mehmeti u lind në fshatin Besnik (Beçiq), Kosovë, në vitin 1952. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Gjimnazin në Mitrovicë, studimet mbi Shkencat Natyrore i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Punoi profesor në gjimnazet Skenderaj, Drenas dhe Vushtrri.

Nga viti 1996 (i përndjekur politikisht) jeton dhe vepron në Vjenën e kulturës dhe artit, diplomacisë dhe politikës, në Vjenën mike ndër shekuj.

Në Austri punoi mësues, puna e të cilit u vlerësua shumë e shumë herë.

Autor i disa veprave, “Tekst ushtrimi 1”, “Mësimi Shqip në Austri”, “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri” si dhe PRANVERË E HELMUAR.

Njihet si publicist, poete e eseist.

Një kohë ishte edhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” Hazir Mehmeti është në kryesi të LKSHM (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mëragtë)

PRANVERË E HELMUAR

“Dita e pranverës së nëntëdhjetës do të jetë e pashlyer në qenien time dhe të gjithë kombit shqiptar. Ajo erdhi e rëndë, me lule që helmoheshin e vriteshin çdo ditë”

(H.M.)

Një ndihmë të çmueshme i dha miku udhëtimeve n’ artin e kulturës kombëtare, gazetari dhe veprimtari Rexhep Rifati, pastaj për librin autori falënderon : Dr. Besnik Bardhi, Dr. Shukri Gërgjaliu, Dr. Sylejman Topalli, Dr. Eqrem M. Zeneli, Dr. Dom Lush Gjergji, Dr. Migel D. Sopi, motrat Viktoria dhe Jela Gojeviq në Biniç, drejtuesin e Arkivit në Ferizaj… mikun e këtyre rreshtave (Mikun tim Musa Jupolli, mik dhe shok i Dr. Bernard Benedettit në Francë për materialet dhe librin nga Bernard Benedetti “Les enfants de la Guerre” me materiale interesante nga hulumtimet e tij si mjek ndërkombëtar) ….e shumë të tjerë në punën e tij për botimin e këtij libri me vlerë që të njihet një kohë e dhimbjeve nga një politikë që kërkonte me çdo kusht helmimin e të rinjve në Kosovë.

Hazir Mehmeti, me përkrahjen e familjes së tij, për përkthimin e materialeve, nga gjuha angleze, falënderon djalin e tij Kreshnikun, pastaj vajzën e tij Dr. Vlora Mehmeti Tërshani, (ndjesë pastë) që mbaroi studimet e Doktoratës në degën e Mikrobiologjisë Molekulare në Universitetin e Vjenës, e njohur për hulumtime shkencore deri në Japoni e SHBA. Një falënderim në përkrahje të pandalshme ishte dhe mbetet e shoqja Nexhmie!

Nga libri PRANVERË E VONUAR

Në shtypin francez u shkrua gjithashtu rreth helmimit të fëmijëve shqiptarë kryesisht bazuar në informatat e lëshuara për opinion nga organet shtetërore jugosllave e serbe dhe fare pak direkt nga ngjarët në Kosovë. Gazetarët e huaj dhe vendor u penguan nga ushtria dhe policia serbe që të hyjnë lirshëm në spitale, shkolla, çerdhe e uzina ku kishte të helmuar në ditët kur ndodhi helmimi më masive në Kosovë, 21 mars dhe 23 mars të vitit 1990.

Në Francë u botuan disa shkrime nga mjek francezë që vizituan Kosovën dhe u njohën direkt me rrjedha atje, mes tyre mjeku i njohur Dr Bernard Benedeti, i cili tronditi botën me deklaratën e tij / pohoj se ka pasur helmim masiv.

Shkrimtari i njohur shqiptar në Paris Musa Jupolli.

Musa Jupolli është njëri nga ato personalitete me ndikim të theksuar në Francë rreth çështjes shqiptare. Ai në shkrimet e tij bëri të njohur realitetin e hidhur në trevat shqiptare, rrezikun nga hegjemonizmi i ri serb para çarqeve franceze të kulturës, artit dhe politikës. Musa Jupolli kishte miq të shumtë në Francë të cilët ishin aktiv në çështjen e Kosovës tani që po kalonte një fazë të rëndë shtypjeje. Mes atyre edhe Dr. Bernard Benedetti i cili me grupin e mjekëve „Médcins du Monde“, vizitoj disa herë Kosovën, së pari në vitin 1990, kur ndodhën helmimet e nxënësve shqiptarë. Dr. Bendetti mori mostra gjaku dhe urine nga të helmuarit të cilat i dërgoi në laboratorët jashtë vendit për analiza.

Nga biseda me Musa Jupollin mësuam detaje nga takimi i tij me Dr. Bernard Benedetti ku mes tjerash ai i drejtohet atij me rastin e vizitës atij në Korzikë: “Ti ke ardhur në Korzikë, në atdheun tënd, e atdheu im është Kosova. Sa herë është mërzitur Napoleoni, ka ardhur në Korzikë, në vendlindjen e vet për çmallje, Ashtu ke ardhur ti sot në Korzikën tënde”.

20 nëntor 2021, Hazir Mehmeti

„Viti 1990 ishte padyshim një vit ndryshimesh të mëdha për Kosovën”.

Pranverë me lule që sapo që kishin filluar sythet e para, aty ndodhi një tmerr i pa parë kur u helmësen studentë e nxënës në shumë qendra studimi, “helmim misterioz”, armë kimike kundër rinisë shqiptare, që tronditi botën demokratike nga terrori serb, dhe kjo mu në zemër të një populli që kërkonte liri dhe hiq më shumë se LIRI, e shtrenjtë për çdo komb që i mungon liria, në përgjigje Serbia i “shpërbleu” me aktin më të ultë “helmimin e fëmijëve shqiptarë”, aty ku dhemb më së shumti shpirti i një populli.

Noel Malcolm, autor i librit „Kosova: Një histori e shkurtër“, shkruan: „Këta studentë u helmuan me substanca kimike të njohura si « sarin », të cilat ishin pjesë e armëve kimike“.

Dëshmia e Dr. Bernard Benedetti, mjek me famë botërore, i shoqatës „Médecins du Monde“ (Mjekët e Botës) e certifikon zyrtarisht helmimi e fëmijëve në Kosovë !

Ashti siç kishte bërë Rankoviqi dikur, ashtu siç ishte miratuar memorandumi i Qubrilloviqit po në atë vijë gjenocide po e vazhdonte Millosheviqi me shqiptarët e Kosovës!

E gjithë kjo ishte një hakmarrje qorre nga i gjithë kreut Jugosllav, që nga e kaluare e në veçanti nga viti 1981 kur shqiptarët u ngritën kundër sistemit diskriminues që ushtronte pushteti nën kontrollin e kohës. Serbia, si finalizim i gjithë kësaj me ardhjen e Millosheviqit në krye të shtetit serb, me 1989 “suprimoi” autonominë e Kosovës.

Në Kosovë u helmuan mbi 7000 fëmijë shqiptarë!

Në këtë libër, të dhimbjeve dhe vuajtjeve do të bindeni se ç’ është e drejta dhe e vërteta e një populli, pra populli ynë, i pafajshëm në shtëpinë e vet e i “fajshëm” se nuk ia doli sot e sa shekuj ta vë në binar të duhur kombin me një kulturë tejet të lashtë në zemër të Evropës, po ende merremi me inate, inatesh që të shkatërrohet kultura dhe shteti, sa nga përgjegjësi politike , sa nga klerikët me ekstremin e tyre!

Musa Jupolli, Paris- Frbourg 06.03.2026

*

Shkruan Dr. Eqrem M. Zeneli :

Me intuitë të një hulumtuesi me përvojë Mr.sci. Hazir Mehmeti, i cili na ofron shkrime e dokumente relevante nga shumë autorë kombesh..Vepra e Hazir Mehmetit PRANVERË E HELMUAR , ku ka edhe shumë për të thënë, por po e përmbylli me një thënie të Marko Tula Cuceronit “ Nxitja më e madhe e krimit është të mos e ndëshkosh”

Vepra e Hazir Mehmetit është një thesar i kulturës dhe memories së vuajtjeve kombëtare V historike shqiptare, dhe kjo vepër zë një vend të rëndësishëm në literaturën e Historisë Kombëtare Shqiptare.

Bedri Tahiri: Hazir Mehmeti, tashmë ka bërë emër në letrat shqipe. Një jetë të tërë në shërbim të çështjes kombëtare. Disa vite mësimdhënës shembullor e veprimtar i dalluar… në Vjenë, hartues i tekstesh e abetaresh për nxënësit shqiptarë në Mërgatë… gjurmues e hulumtues i historisë sonë në qendrat botërore.

Libri PRANVERË E HELMUAR “ do të përjetohet vetëm kur të lexohet”

Mentor Thaqi: Shërbimi atdhetar i Pedagogut Hazir Mehmeti është i përditshëm, ky e tashmi me këtë libër Vlerë Historike Kombëtare, gjithsesi që është shërbim kolosal! T´falemnderit i dashur shkrimtar dhe pedagog atdhetar.

Shqipe Bytyqi: Libri “Pranvere e helmuar” do mbetet nje dokument per helmimet makabre te femijve dhe te rinjeve shqiptare nga pushteti serb ne Kosove!

Prend Buzhala: E po, urime! Krijuesit tanë qëndrojnë gjithandej nëpër Evropë, por mbështillen me flamurin e nëntorëve tanë dhe marrin frymë nga ajri i trojeve dardane… ata e dinë ku i kanë rrënjët, varret e të parëve… gjuhën amtare…

06.03.2026