Vendosja e shqiptarëve në Turqi, sa më larg Ballkanit!

Sot nga libri “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, të autorit Qamil Bytyçi, shkëputëm pjesën e tekstit lidhur me vendosjen e shqiptarëve në Turqi, ku sipas një udhëzimi të datës 1917 ndër nenët tjera figuronte se : Për shqiptarët ishte e ndaluar që të vendoseshin në Stamboll, Ajdin, Edirne, Bursa, Çatalca, Çanakale, Izmit, Gelibolu si familje ose si individ. Ata që më pare kishin marrë tokë nga këto vende, që ishin të regjistruar dhe të afërmit e tyre ishin të përjashtuar.

Nga Qamil Bytyçi, Stamboll

Ne duhet ta ndajmë vendosjen shqiptarëve  në dy, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Meqenëse shqiptarët e ardhur para Luftës së Dytë Botërore hynë në kuadrin e marrëveshjes së shpënguljes shteti u ndihmoi atyre dhe iu dha shtëpi, tokë, mjete bujqësore, bagëti dhe dele, etj

Megjithëse është shkruar në disa libra që shqiptarët që erdhën para Traktatit të Lozanës për shkak se s’erdhën brenda kornizës së marrëveshjes së shhpërnguljes ata nuk morën ndihma por ne në hulumtimet tona në terren zbuluam se kjo nuk ishte e vërtetë dhe shteti i ndihmoi ata në vendosjen e tyre. Për shkak se këta emigrantë nuk ishin në gjendje të shesin mallrat e tyre sepse ata ikën gjatë luftës, duke menduar se si ta shpëtonin jetën e tyre.                                                                                    Ne shohim se shqiptarët që erdhen në Turqi gjatë Luftës se Ballkanit dhe Luftës së Parë Botërore ata më shumë janë vendosur në rrethin Thrakisë dhe Stambollit. Por shohim se, më vonë disa vende ua janë të ndaluar shqiptarëve. Ne shohim se shqiptarët e ardhur ishin vendosur në Lindje sa më larg që të ishte e mundur nga Rajonet Marmara dhe Egje. Ata mund të vendoseshin vetëm në zonat e rezervuara për ta. Ishte e ndaluar të vendoseshin në rajone të tjera. Pra kishte zona të ndaluara për vendosjen e shqiptarëve. Por, shqiptarët  largoheshin nga vendbanimet e tyre dhe zhvendoseshin në zonat e ndaluara.

Lidhje me këtë janë lëshuar qarkore në datat 30 Mars 1914 dhe 24 Shtator 1914.

Në të njëjtën kohë, sipas një udhëzimi të datës 1917 ndër nënët tjera;

  • Për shqiptarët ishte e ndaluar që të vendoseshin në Stamboll, Ajdin, Edirne, Bursa, Çatalca, Çanakale, Izmit, Gelibolu si familje ose si individ. Ata që më pare kishin marrë tokë nga këto vende, që ishin të regjistruar dhe të afërmit e tyre ishin të përjashtuar.
  • Do të vendoseshin në vendet ku jetojnë racat e tjera dhe nuk do të lejohet përqendrimi dhe grumbullimi në të njëjtën lagje.
  • Për të përshpejtuar asimilimin të shpërngulurit që nuk flasin turqisht janë shpërndarë në mesin e “turqve kryesorë”. Si rezultat, 45% e të shpërngulurve u vendosën në Marmara, 18% në Egje, 8% në Detin e Zi, 7.5% në Anadollin e Jugut dhe një pjesë rreth 1.7% në Anadollin Lindor[1].

Këtu qëllimi ishte duke mos u lejuar shqiptarëve të përqendroheshin në një rajon të vendosheshin sa të jete e mundër larg Ballkanit.

Qëllimi këtu ishte që të mundësohet asimilimi i shqiptarëve sa më shpejt.

  • Gjatë dhe pas Luftërave Ballkanike, një numër i madh i popullsise shqiptare ishte grumbulluar pranë kufirit Perëndimor. Megjithëse ata u dërguan shumë në Anadolinë Qendrore dhe Lindore veçanërisht në vitet 1914-1915 kur vihet në vitin 1917 këtu kishte ende një numër të madh të popullsise shqiptare[2].
  • Të shpërngulurit shqiptarë së pari u grumbulluan në Izmit prej andej për dërgim dhe shpërndarje në Anadollin Qendror dhe Lindje u mblodhën në Ankara dhe në Konya: Ata u dërguan në vende të tilla si Adana, Ankara, Bafra, Bursa, Dijarbakir, Ereğli, Konya, Maraş dhe Sivas[3].

Në dekretin e lëshuar më 30 Janar 1923 shkruan se jo-turqit të cilët nuk pranojnë vendosjen në vendet e treguara nga qeveria do të dëboheshin përtej kufirit.

 

Në të njëjtën kohë, neni 29 i dekretit të lëshuar kërkohej që jo-turqit të mos e tejkalojnë  20% në qytetet dhe fshatrat ku do të vendosen natyrisht që këtu përfshiheshin edhe shqiptarët.

Por edhe pse shkruan kështu kemi shumë fshatra në Turqi ku mbi 20% janë shqiptarë madje edhe  mbi 50% deri 100% janë shqiptarë. Mund themi se ky rregul për shqiptarët nuk është zbatuar. Fshati Horozgediği në Izmir- Aliağa, fshati Beşköprü në Adapazar, fshati Yenice (Yeniköy) në Manisa-Merzifon, fshati Yeniköy në Aydın-Koçarlı, fshati Hasanbaba në Tokat, fshati Kapıağzı në Tokat-Niksar, fshati Ezabğı në Tokat- Erbağa, fshati Çevretepe në Adana-Ceyhan janë 100% shqiptarë.  Fshatra mbi 20% shqiptarë ka shumë në Turqi. Vetëm në Bafra janë mbi10 fshhatra ku tëjkalojnë 20%’shin.

  • U kërkua që të ketë kujdes për ata që vendosen në qyteza dhe fshatra Turke që “gjuha dhe tradita që i përket një race tjeter” përqindja e popullsisë të mos e kalojë 20%’shin[4].
  • Arsyeja për këtë ishte për të parandaluar që shqiptarët të veprojnë në mënyrë kolektive.

Shkak për këtë ishte se gjashtë vjet pasi Shqipëria ishte e pavarsuar më 1912 krijimi i shoqatave të bazuara në kombe dhe sekte të tjera. Në mesin e tyre kishte edhe shoqata shqiptare.

  • Njëra nga shoqatat e themeluara të bazuara në parimet e sektit dhe kombësisë në tokat Osmane gjatë periudhës së armëpushimit ishte edhe Shoqata Shqiptare Teavün. Kjo shoqatë u përpoq të hapte degët e saja në rajone ku me shumice jetonin shqiptarët dhe krijimi ityre në vende të tilla si Izmiti u bllokua për arsye ligjore. “Ishte interesante themelimi” i një shoqate me emrin shqiptar në Turqi gjashtë vjet pas Luftës Ballkanike dhe pavarësisë së Shqipërisë[5].

Shqiptarët që erdhën pas Luftës së Dytë Botërore për shkak se erdhën si “emigrantë të lire”, ata nuk kishin ndonjë problem të vendosjes në ndonjë qytet, qyteze, fshat, apo vendbanim i ndaluar. Ata që erdhën gjatë kësaj periudhe u vendosën në qytete dhe jo në fshatra. Shumica e tyre janë vendosur në qytete të Rajonit Marmara dhe Rajonit Egje, pëveç kësaj  edhe në Ankara.

Shteti turk këtyre nuk u ka ndihmuar në dhënien e ndonjë shtëpie, toke, mjete bujqësore, bagëtie, etj. Sepse, ndryshe nga shqiptarët që erdhën më parë këta megjithëse të lirë patën mundësinë të shesin pronat e tyre në Kosovë, Maqedoni, Presovë dhe Mal të Zi,

[1] Nurcan Özgür Baklacıoğlu – Dış Politika ve Göç Yugoslavya’dan Türkiye’ye göçlerde Arnavutlar (1920-1990) sayfa, 411