Vazhdon dumpingu në paga në Zvicër

Përgaditi dhe përpunoi: O. Osmani

Në fillim të qershorit u zbulua një rast i madh i dumpingut në paga: 28 punëtorë fasadash polak nga një nën-ndërmarrje polake në vend se të merr 35 frangat korrekte në orë, mjerisht morën vetëm 12 franga neto në orë, dhe kjo zgjati për një vit të tërë, edhe pa pagën e 13-të mujore dhe pa shtojcën javore.

Punonjësit polak janë urdhëruar nga shefat e tyre, që inspektorëve të punës tu japin të dhëna të rrejshme, pra pagën të cilën do të duhej marrë. Mirëpo, edhe nëse punëtorët do të thonë të vërtetën: Përkthyesi i tyre ishte njëkohësisht edhe mbikëqyrësi i tyre, kështu ata i kishin duart e lidhura.

Ky rast nuk ve në pah vetëm rëndësinë e kontrolleve, porse edhe domosdoshmërinë që me rastin e kontrolleve të punës të ketë edhe përkthyes neutral. Pasi nëse përkthyesi është edhe shef atëherë nuk do të është e mundur të zbulohen parregullsitë nëpër kantiere pune.

Rasti i „Roche“-es ka treguar edhe diçka tjetër:

Një grup i këtyre punëtorëve fasadash vendosi që për rastin e tyre të informojë sindikatën Unia, pasi që nuk mund ta duronin edhe më tej gënjeshtrat me rastin e kontrolleve. Vendimtar për një hap të tillë të tyre ishte besimi që ata kishin tek sekretarët sindikal, të cilit ishin rregullisht në kantier. Prezenca e sindikatës, puna e tyre konsekuente nëpër kantiere, mbledhjet e rregullta mes punëmarrësve dhe sekretarëve sindikal, të cilët flisnin gjuhen e tyre, apo edhe vijnë nga i njëjti vend sikur ata, janë parakushtet për të ndërtuar besimin e qëndrueshëm. Kjo punë duhet zhvilluar më tej. Krahas kësaj duhet që edhe zyrtarët të fuqizojnë kontrollet dhe inspektorët e punës të pajisen me përkthyes.    

Marrëveshje në rastin e dumpingut në Roche

Në fillim të qershorit u bë e njohur, se në «Roche Turm Bau 1» erdhi tek dumpingu masiv në paga. Tek pas një jave këmbënguljeje kokëfortë sindikata Unia arriti një zgjidhje me firmën Roche. Në hapin e parë të vogël, të prekurit do të marrin nga Roche kompensimin e pagesës së parë nga gjithsejtë gjysmë milioni franga si dhe kontratat ë reja korrekte të punës nga firma „Josef Gartner“. Mirëpo me këtë nuk është zgjidhur tërësisht problemi. Roche dhe Gartner tani duhet të gjithë punëtorëve tua llogarisin pagat që atyre u takojnë dhe tua paguajnë ato sa më parë.

Adam Rogalewski, Sekretar sindikal për migracion në Unia