“Vatra” e Cyrihut përuroi veprën e Nusret Pllanës e Agim Aliçkajt: “Mos harro kurrë !”  

 

Jo me pak emocione u përjetua atmosfera e djeshme në Affoltern të Cyrihut me rastin e promovimit dy botimeve: “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999” dhe doracaku gjermanisht-shqip “Mos harro kurrë !” (Vergiss Niemals! ), ku përshkruhet në mënyrë fotografike dhe permanente cikli i dhunës dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.- Përurimi krahas se me fjalë rasti në podium dhe shfaqjes së dokumentari kushtuar profesor Pllanës për nismën e punës në bunkerin e “Radio Kosovës së lirë”, ansambli “Vatra” nga pozita e nikoqirit ishte përkujdes edhe për një program tejet simpatik me recitime e këngë e valle  

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Pas një pauze thuajse dy vjeçare, grupet artistike në Zvicër kanë intensifikuar aktivitetin e tyre përmes formave të ndryshme të organizimit dhe të prezantimit, duke e begatuar jetën kulturore në mesin e mërgimtarëve që nga ditët e para të shtatorit.

Kështu ishte edhe dje një promovim, mjaft me peshë i dy librave me peshë kapitale, promovimin e të cilave e organizoi kësaj radhe Ansambli i Valleve “Vatra” nga Bylahi i Cyrihut. Krahas prezantimit

të veprës kapitale të profesor Nysret Pllanës: “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999”, kësaj radhe vëmendjen e tërhoqi edhe një doracak, po me temë gjenocidin serbë ndaj shqiptarëve, me titull “Mos harro kurrë !” (Vergiss Niemals!), me bashkautor Nusret Pllanën e Agim Aliçkajn, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, por që kushte kaluar Atlantikun për të marrë pjesë në këtë promovim. Rëndësia e këtij doracaku qëndron në atë se ai do të botohet në gjuhë të ndryshme botërore dhe do të jetë një dokumente me vlerë për të nxjerr në dritë për fotove e dokumenteve aktet gjenocidiale që ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve.

Ngjarja e djeshme kushtuar këtyre librave filloi me intonimin e Himnit kombëtar dhe me një pikë artistike ku anëtarët e “Vatrës u shfaqen me uniformë të UÇK-së. E më pas moderatori Shaban Haliti, shpalli të hapur, ndërsa me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua kryetari i ansamblit nikoqir,  Lulzim Krasniqi, i cili me një falënderim iu drejtua Nusret Pllanës dhe Agim Aliçkajt.  Me këtë rast Krasniqi spikati angazhimin intelektual e atdhetar të dy autorëve të librit duke nënvizuar se ata pos në periudhën e luftës edhe për 23 vite pas lufte nuk u ndalën në kauzën për publikimin e së vërtetës,  jo vetëm të gjenocidit serb mbi shqiptarët në luftën e fundit…”

Me përshëndetje dhe falënderime për këtë organizim të mire të pranishmëve iu drejtuan edhe bashkautorët Nusret Pllana e Agim Aliçka, si dhe konsullja e  Republikës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani dhe ish-konsulli i kësaj konsullate, Dr. Salih Sefaj.

Gjatë fjalëve në panele një fjalë e mbajti edhe profesor doktor Fadil Çitaku i cili falënderoj dy autorët për bashkëpunim të ndërsjellë ndërsa. Paneli u përmbyll me me një falënderim të ish-kryetarit të “Vatrës” ,  Nexhmedin Isufi, i cilit bashkë me tërë kryesinë e ansamblit u përket merita për këtë organizim kaq përmbajtës e dinjëtoz.

Gjatë këtij promoviniti. Z. Aliçkaj, që erdhi nga Amerika i dhurova librin tim mbi shqiptarët në Zvicër.