Varfëria e kushtëzuar nga pandemia: Këshilli bashkiak dëshiron të shmangë rastet e rënda

KOMUNIKATË PËR MEDIA E KËSHILLIT BASHKIAK

Shërbimi i informacionit
Erlacherhof, Junkerngasse 49
Postfach 3000 Bern 8
Telefon 031 321 76 99
kommunikation@bern.ch, www.bern.ch

Bernë, 6 korrik 2020

Për shkak të pandemisë së koronës, situata ekonomike e shumë njerëzve në Bernë u përkeqësua. Me këtë rast veçanërisht shpesh preket popullsia e huaj. Shumë migrantë nuk marrin ndihmë sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit. Këshilli bashkiak nuk dëshiron që përfitimi i ndihmës sociale ndërlidhur me Covid-19 të ketë pasoja negative juridike sa i përket lejes së qëndrimit për ata që janë të prekur. Qyteti i Bernës do që në këtë drejtim të përdorë hapësirën e të vepruarit të tij në favor të popullsisë së huaj.

Pandemia e Koronës ka përkeqësuar edhe më tej rrethanat jetësore të personave me sfond të huaj, të cilët edhe ashtu janë të rrezikuar apo të prekur nga varfëria. Shumë nga ta mënjanojnë shkuarjen në asistencë sociale, edhe pse gjenden në një situatë ekonomike emergjente, për të mos rrezikuar lejen e tyre të qëndrimit. Këshilli i komunës ka mirëkuptim për këtë, mirëpo reagimin e tillë e konsideron si të gabuar. Kushdo që ka të drejtë në ndihmë sociale, duhet edhe ta realizojë atë. Nëse dikush shkaku i pandemisë Covid-19 gjendet në situatë emergjente ekonomike, kjo do të merret parasysh me rastin e zgjatjes së lejes së qëndrimit.

Shqyrtimi i aplikacionit: Përfshirja e varfërisë të kushtëzuar nga pandemia
Autoritetet e migracionit të qytetit do të marrin parasysh varfërinë në ndërlidhje me pandeminë, me rastin e shqyrtimit te aplikimit për zgjatjen e lejeve të qëndrimi në kuadër të legjislacionit të migracionit. Ata do të kryejnë vlerësime individuale të rasteve situative dhe ndikimin e pandemisë Covid-19, përfshirë edhe vlerësimin e pavarësisë ekonomike dhe do ta marrin parasysh këtë me rastin e zgjatjes apo lëshimit të lejeve të qëndrimit.

Këshilli bashkiak gjithashtu dëshiron të merr parasysh marrjen e ndihmës sociale të kushtëzuar nga pandemia në ndërlidhje me aplikacioneve për natyralizim. Për këtë këshilli bashkiak kërkon nga këshilli qeveritar që të marrë parasysh këtë kur shqyrton aplikimet e natyralizimit, dhe pas konsultimit me SEM, të hartojë një përjashtim përgjithësisht të detyrueshëm për të gjithë kantonin e Bernës.

Informacione të mëtjeme ndajnë:
– Këshilltarja Qeveritare e Bashkisë: Franziska Teuscher, Drejtoria per Arsim, mirëqenie sociale dhe sport, Telefoni 031 321 64 33
– Këshilltari Qeveriatar i Bashkisë: Reto Nause, Drejtoria për siguri, mjedis dhe energj, Telefoni 031 321 50 01.

Për çdo pytje në lidhje me koronavisrusin ne qytetin e Bernës mund të informoheni në gjuhën shqipe