Valltarët e “Shotës” përcjellin mësuesin e tyre me kaba të Laver Bariut

Agron Bajrami

Një nga vallet që më me kënaqësi e luante artisti Agron Bajrami ishte ajo që të përcillet me një kaba të Laver Baruit. Amaneti i Agronit  ishte : “ Më përcillni me kaba të Laver Bariut!”
Fotot e teksti: Rexhep Rifati

Kështu edhe do të ndodhë të premten me 16 mars 2018 në varrezat e qytetit në Aaraut, dirisa nga ora 8 – 10 të bëhen homazhet në përcjellje të valltarëve të  “Shotës”, të cilët do të jenë edhe kësaj radhe me veshje kombëtare në përcjelljen e mësuesit të tyre, Agron Bajramit, i cili edhe i mesi që të “Ecin e vallëzojnë shqip!”, siç thoshte Agroni. Gjatë përcjelljes do të ket edhe një kaba me klarinetë nga i madhi Laver Bariu, të cilin  aq shumë e adhuroi Agroni dhe nën tingujt e të cilit fluturonte në vallëzime.

Me rastin e vdekjes së Rizah Bllaca në Ferizaj, pata paportuar në gazetën “Rilindja” se: “ Rizah Bllaca u varros me tingujt e sharkisë së tij”, jo pse rapsodi e kishte lënë amanet, por një adhurues në lagjen e afërt  ia ngriti zërin magnetofonit me një këngë të Rizah Bllacës!   (Këtu mund ti gjeni fotot që kam shkrepa ndër vite, dhe ato fundit të Agronit në Ambasadën e Kosovës, në jubileun e pavarësisë)