Vaksinat: G7 dhe BE mund të dhurojnë më shumë se 150 milion doza për Covax

Vendet e G7 dhe anëtarët e BE do të jenë në gjendje të dhurojnë më shumë se 150 milion doza të vaksinave anti-Covid në vendet e pa privilegjuara, të varfëra, në një përpjekje për të kapërcyer pjesërisht pabarazinë e vaksinave përballë pandemisë, thotë të hënën Unicef. Ky numër mund të arrihet nëse grupi i shtatë vendeve më të pasura në botë – udhëheqësit e të cilëve takohen në qershor në samitin në Angli – dhe anëtarët e Bashkimit Evropian ndajnë vetëm 20% të stoqeve në dispozicion në qershor, korrik dhe gusht , sipas një studimi të kryer nga Airfinity, i cili specializohet veçanërisht në analizën e të dhënave shkencore dhe financuar nga dega britanike e Unicef.

https://mediafokus.info/vaksinat-g7-dhe-be-mund-te…/

Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë