Ushtarja kanadeze viziton pas 20 vitesh Kosovën

Sot në Kosovvë do të qëndrojë për vizitë vveteranja e ishtrisë kanadeze Sophie Levesque Boisvert. Kjo ushtare, ka shërbuer për disa vite në Kosovë nëpërmjet KFOR-it. Por, pos që ishte ushtare ajo ishte edhe grua e vullnetit të mirë, ku është kujdesur shumë për fëmijët, me të cilat pos që ka luajtur, vizatuar, ika ndihmuar ata edhe për trajtim mjekësor. Këtë kujdes ajo e ka ofruar për fëmijët e Drenasit, ku edhe ka shërbyer si ushtare e KFOR-it.

Ajo, në qershor të vitit 2017, me anë të rrjeteve sociale, shpërndau foton e 21 fëmijëve për të cilët ishte kujdesur sa ishte në Kosovë dhe kërkoi nga ta që ti lajmëroheshin. Fatmirësisht pritja e saj zgjati 72 orë, ku më pas u identifikuan të gjithë ata fëmijë. E sot, pas më shumë se 20 vvjetësh, ajo kthehet në Kosovë për ti takuar dhe vizituar pikërisht këta fëmijë.

Me këtë rast, këta fëmijë në bashkëpunim me një organizatë joqeveritare të Drenasit, kanë organizuar mikëpritje për ushtaren kandaze, ku do ta presin në aeroportin e Prishtinës, për ti uruar mirëseardhje në mesin e atyre fëmijëve, që tanimë janë rritur.