Urime festa e Fitër Bajramit

Muslimanët anë e kënd botës, sot kanë shënuar festën e madhe të Fitër Bajramit. Kjo festë vjenë pas një muaji agjërim të Ramazanit. Të gjithë muslimanët festojnë duke kaluar kohë me familje, miq, e dashamirë, për të shënuar këtë ditë që na bashkonë dhe lumturon të gjithëve.

Kjo festë pos që karakterizohet me solidaritetin dhe mirësinë me njëri tjetrin përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet edhe me sadakën që jepet për të ndihmuar të varfërit dhe për të ndarë me ta atë që kemi, në mënyrë që të jemi të barabartë.

Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me vizita tek familjarët e miqtë, me gatime tradicionale sic janë sarmat dhe paqet dhe me ëmbëlsira që zakonisht i gatuajmë për këtë festë, sic janë bakllavat, kadaifi e sheqerparet.