Urim Dakaj fillon mandatin si Asamblistit në Komunën Neuhausen am Rheinfall të Zvicrës

Bashkombësi ynë, sekreteari sindikal në Unia të regjionit Cyrih-Shafhauzen, Urim Dakaj, është i lindur në vitin 1984 në Korishë të Prizrenit, ku ka jetuar deri në vitin 1994 kur bashkë me familjen ka ardhur në Schaffhausen të Zvicrës. Urimi është i martuar dhe baba i tri vajzave: 4, 2 vjeçe e gjysmë dhe 4 muajshe. Nga 1 janari 2022 Urim Dakaj bëhet pjesë e asamblesë komunale në Neuhausen të Zvicrës.

“Këtu mbarova shkollën 9 vjeçare dhe e kreva zanatin për kultivues dhe sanitari. Pastaj kam punuar deri në vitin 2015 në gastronomi. Kur pashë se në këtë lëmi bëheshin shumë padrejtësi ndaj punëtorëve, mendova se duhet ndërmarrë diçka që të mbrohen punëtorët. Kështu ishin fillimet e angazhimit tim politik, edhe pse atëbotë nuk isha aderuar drejtpërdrejt në parti politike.” thekson Urim Dakaj për platformën prointerga.ch.

Në vitin 2015 u punësua në sindikatën më të madhe në Zvicër, Unia, si sekretar sindikal, ndërsa në vitin 2016 filloi angazhimin e drejtpërdrejtë edhe në politikë. Atë vit, thuajase si i panjohur, hyri në listën e Partsië Socialdemokrate (PSd) si kandidat për Parlamentin e Kantonit. Votat që morri nuk i mjaftuan të fitojë ulësen në parlament, por, së bashku me të tjerët, arritën t`i mbrojmë ulëset e PSd-së në parlementin e Kantonit.

Një vit më vonë, në vitin 2017 në mbledhjen e përgjithshme të SP Neuhausen u zgjodh në kryesinë komunale të Partisë dhe njëherësh si delegat në Kuvendin e PSd të Zvicrës. Vetëm pas një viti, më 2018 në mbledhjen e përgjithshme u zgjodh unanimisht kryetar i degës komunsle të PSd Neuhausen. Ne vitin 2021 e dorezoi postin e kryetarit per ti len perparsi nje bashkëpartiakeje të gjinisë femërore.

Në vitin 2020 Urimi ishte kandidat në zgjedhjet për një ulëse në asamblenë komunale të Neuhausenit.  Derisa në zgjedhjet e vitit 2016 kishte marrë 547 vota, në vitin 2020 morri 991 vota, të cilat megjithatë nuk mjaftuan për nje ulëse të drejtëpërdrejtë në asamblenë komunale. Pas tërghjejekes së nje ansamlisti bashkëpartiak, Urik Dakaj nga 1 janari 2022 do jetë pjesë e Parlamentit të Neuhausen-it, ku zëvendëson kolegun Peter Gloor, i cili pas 35 viteve angazhimi politik, terhiqet dhe i lenë rradhen Urimit që të kontriboj për këtë qytet të bukur eme renome truristike ndërkombëtare. Në Neuhausen gjendete ujvara e Rajnës, që njihet si urjava me dëndësinë më të madhe të ujit në Evropë.

Neuahusen-it ka kohë që i nevojitet nje perfaques me prejardhje migrante, gjegjësisht me  prejardhje shqiptare, kur dihet se në ketë qytetzë industriale të Zvicrës ka shumë banorë me prejardhje shqiptare. Mbi 40% e banorëve në Neuhausen janë me prejardhje të huaj.

Urim Dakaj zotohet se tani do të angazhohem edhe më shumë, që edhe migrantët t`i gëzojnë të drejtat e barabarta dhe që realizimi i të drejtave të njeriut, të mos varen nga ngjyra, sfondi apo kombësia që ka njeriu. Ai thkson se do të kujdesem që çdo familje në  Neuhausen të ketë kushte të mira jetese dhe po ashtu që të ringjallet Neuhauseni si komunë interesante dhê me mudnësi të shumëta. Ai mebtet gjithmonë i hapur për të gjithë, t`i dëgjoj dhe t`i ndihmoj njerzit e Neuhausen-it.

Pos kësaj ai zotohet se do të angazhohet për:
– Perspektiva dhe ndihma për njerëzit në situata të vështira jetësore
– Integrimi i të gjithë njerëzve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe origjinës deri në inklusion
– Drejtesia sociale
– Shkolla të mira dhe mundësi arsimimi për të gjithë, e në veçanti edhe për intergimin e përfshirejen e mësimit të gjuhës parësore (amtare) në sistemin arsimor edhe për fëmijët e migrantëve. Në ketë kuadër Urimi zotohet se do të angazhohet në veçanti për përfshirejen sa më të madhe të nxënësve të bashkëatdhetarëve tanë në Shkollës Shqipe të Shafhausenit.