Shqiptaro-zvicerani Urim Dakaj, me prejardhje nga Korisha e Prizrenit, përndryshe me profesion sekretar në sindikatën Unia të regjionit Cyrih-Shafhauzen, me 765 vota u rizgjodh sot sukseshëm në Këshillin e Komunës Nauhausen am Rheinfall të Kantonit të Shafhauzenit.
Urimi është i lindur në vitin 1984 në Korishë, Prizren, ku ka jetuar deri në vitin 1994. Në këtë vit, ai u transferua me familjen e tij në Schaffhausen të Zvicrës. Urimi është i martuar dhe baba i tre vajzave me moshë 7, 5 dhe 3 vjeçare. Në sindikatën Unia, ai punon së bashku me ekipin e tij për të drejtat e punonjësve. Ai angazhohet veçanërisht në sektorin e tretë, të cilin e drejton me një ekip prej gjashtë personash.
Me rastin e rizgjedhjes, për portalin prointegra.ch, Urimi jep një prononcim edhe për angazhimin e tij në periudhën e ardhshme 4 vjeçare si asamblist komunal:
“Më gëzon t’ju informoj se në zgjedhjet e sotme në komunën tonë arrita të mbroj vendin tim në Këshillin e Banorëve. Jam mirënjohës për besimin që më është dhënë dhe do të angazhohem edhe gjatë katër viteve të ardhshme për interesat e komunitetit tonë. Së bashku do të luftojmë për drejtësi dhe përparim.
Për këto tema do të angazhohem veçanërisht:
ME SHUMË GJELBËRIM DHE HAPËSIRA TË LIRA PËR POPULLATËN
Unë angazhohem që komuna jonë të bëhet më e gjallë dhe më e gjelbër. Më shumë parqe, lojëra dhe hapësira për qëndrim krijojnë një ambient më të mirë jetese për të gjithë.
TË SIGURT DHE SHPEJT NË KËMBË, ME BICIKLETË DHE AUTOBUS
Unë luftoj për një rrjet transporti të sigurt dhe efikas, që i mundëson të gjithë qytetarëve një mobilitet të lehtë dhe miqësor me mjedisin.
ARSIMIM I MIRË DHE STRUKTURA GJITHËPËRFSHIRËSE DITËSORE
Arsimi është çelësi i së ardhmes. Unë angazhohem për oferta cilësore arsimore dhe mundësi të plota kujdesi për fëmijët tanë.
TRANSPARENCË DHE PËRFSHIRJE
Besoj në një politikë transparente dhe afër qytetarëve. Mendimi juaj është i rëndësishëm! Le të formojmë së bashku të ardhmen e Neuhausen-it. Më rëndësi është që të gjithë banorët e Neuhausen-it të ndihen mirë. Së bashku mund të arrijmë shumë.”
Portali ynë prointerga.ch përgëzon bashkatdhetarin tonë për rizgjedhjen dhe i uron atij suksese të mëtejme në të gjtuha rafsheet jetësore.