Ura e Fshajtë një nga monumentet më atraktive në Kosovë

Ura e Fshenjtë është ndërtuar mbi kanjonin dhe është e gjatë 70 m. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Ndër të tjera ura, apo më saktësisht rrethina e saj shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarëve nga anë të ndryshme të Kosovës.- Në grykën e lumin para se të kalon urën gjenden dy shkëmbinj të njohur nën emrin “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Shkëmbi i Shqiponjës”.

© Photo: Shkëlzen REXHA 

Ura e Fshajtë është zonë e mbrojtur natyrore në kanionin e Drinit të Bardhë dhe është monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Ura gjendet në fshatin Fshaj ndërsa gjithë zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).
U shkatërrua tërësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 1942 u rindërtua nga Simonseni i Italisë. Ura së bashku me kanionin e Drinit të Bardhë është nën mbrojtjen e ligjit që nga viti 1986. Është dëmtuar përsëri në kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, nga ana e forcave serbe mirëpo këto dëme i evitoi KFOR-i italian

Lumi Drini i Bardhë gjatë një procesi të gjatë gjeomorfologjik hapë një grykë në mes dy shkëmbinjve gëlqeror dhe formon një kanion shumë tërheqës dhe interesant për studiues dhe për vizitorë. Ura e Fshenjtë është ndërtuar mbi kanjonin dhe është e gjatë 70 m. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Ndër të tjera ura, apo më saktësisht rrethina e saj shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarëve nga anë të ndryshme të Kosovës. Po ashtu rreth saj ka shtëpiza që shërbej për kalimin e ditëve të verës.

Në grykën e lumin para se të kalon urën gjenden dy shkëmbinj të njohur nën emrin “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Shkëmbi i Shqiponjës”. Ky emërtim vije nga figurat e vizatuara në shkëmbit përkatës. Figura e Skënderbeut është vizatuar në shkëmb në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergjit. Ndërsa shkëmbi më i lartë i rrethinës, i cili e kalon edhe lartësinë e urës thirret “Shkëmbi i Talionit” i pagëzuar sipas nofkës së kërcyesit të parë nga kjo maje në lum

Me këtë rast tekstin e morëm nga faqja Monuments of Albania, me të cilën ka një bashkëpunim portali ynë, ndërsa për ilustrim përzgjodhëm fotot o fotografit të mirënjohur gjakovar, Shkëlzen Rexha, ndaj edhe e përgëzojmë në emër të stafit tonë për fotot e tija përherë- artistike!