Ujë detox

248

Trupi jonë gjatë gjithë kohës ka nevojë që të lirohet nga toksinat që i marrim si pasojë e ushqimit të pakontrolluar ndonjëherë dhe të tepërt. Uji detox, i cili mund të përgatitet me pak përbërës dhe zakonisht me ata që pothuajse gjatë gjithë kohës i kemi në shtëpi, është njëra nga zgjidhjet më të mira. Preferohet të konsumohet gjatë gjithë kohës, e në vecanti në mëngjes. Ndihmon shumë në pastrimin e organizmit tonë, por në të njejtën kohë edhe sheshon barkun dhe ndikon në humbje të peshës, nëse përdoret për një kohë të gjatë rregullisht.

Përbërësit për ujin detox janë:

1l ujë

Feta limoni

Feta kastraveci të freskët

 

Mënyra e përgatitjes:

Në enën që përgatisni ujin, mbusheni me ujë dhe i shtoni limon dhe kastravec sipas dëshirës. Enën e rimbushni sa herë që e konsumoni tërësisht gjatë gjithë ditës. Ka një freski të jashtëzakonshme dhe një sheje shumë të mirë.

Gjithashtu, sipas shijes mund ti shtoni edhe gjethe mente, ose edhe mund ta bëni me përbërës të tjerë si psh duke i shtuar feta molle, kumbulle, rrush etj. Varet krejtësisht nga shija juaj.