Turqit të interesuar për Muriqin

50

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi, pas super formës së treguar këtë edicion në elitën e futbollit turk, ka bërë që interesimi i gjigantëve Galatasaray, Besiktas dhe Fernerbahce, të rritet në masë të madhe.

Por, sipas të dhënave, duket se ai do ta vazhdojë karrierën e tij me Fenerbahce, pasi klubi nga Stambolli ka arritur marrëveshje personale me futbollistin. 24-vjeçari nga Kosova duket se është pajtuar me kushtet e ofruara nga Fenerbahce edhe pse ato nuk janë bërë publike.

Ndryshe Muriqi ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 27 ndeshje në Superligën turke.