Tubimet familjare në Zvicër reduktohen në 30 dhe 50 persona

Këshilli federal zviceran, pas mbledhjes së tij të radhës, për publikun zviceran ka dhënë disa njoftime të reja.

Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë 

Ja përmbledhja e masave:

Bashkimet familjare ose tubimet private do të kufizohen në 30 persona brenda dhe do të rriten në 50 persona, jashtë.

Restorantet dhe baret do të jenë plotësisht të hapura. Tavolinat do të jenë të kufizuara për 4 persona brenda dhe për 6 persona jashtë.

Ngjarjet publike mund të zhvillohen në ambiente të mbyllura me 100 persona të pranishëm, dhe jashtë me 300 persona të pranishëm. Kjo vlen edhe për ceremonitë fetare.

Organizimi i ngjarjeve që mirëpresin më shumë se 1000 njerëz do të bëhet në tre faza, duke filluar nga 1 qershori deri në 20 gusht.

Kushdo që shërohet ose vaksinohet përjashtohet nga karantina për gjashtë muaj.

Universitetet nuk do t’i nënshtrohen më limitit të 50 personave dhe do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre pothuajse normalisht.

Punët përmes linjës elektronike prej shtëpisë nuk janë më të detyrueshme, por rekomandohen thjesht për kompanitë që mund të kryejnë një kontroll të përjavshëm të personelit.