Tubim përkujtimor në Cyrih në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

 

Pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Hora të Arbëreshëve, z. Rosario Petta

Në shënim të 15 janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë
Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ organizon me 18 janar tubim përkujtimor në Zvicër, me moton: “NE NUK HARROJMË!”Në këtë tubim të mbështetur nga disa asociacione dhe shoqata kulturore, pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe kryetari i Bashkisë së Hora të Arbëreshëve, z. Rosario Petta, Dr. Ornela Radovicka, drejtoreshë e Qendrës Albanologjike për kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga Atë Antonio Bellusci, si dhezonja. Kumrie Karaçica(bashkëshortja e dëshmorit të kombit Kadri Karaçica), një zë i kujtesës dhe i së vërtetës për krimet e luftës në Kosovë. Ndërsa pjesën artistike do ta përmbushë pianistja dhe drejtoresha artistike Fatjona Matraku, që jeton dhe vepron në Paris.

Tubimi mbahet më:18 JANAR 2026, ora 14:00/ GZ Buchegg  Bucheggstr. 93/ 8057 Zürich (Tel. +41 79 548 48 87)