Tri pozita më lartë për Kosovën, një më poshtë për Shqipërinë

Një lajm i mirë për tifozët e futbollit e në vecanti atyre të kombëtares së Kosovës. Kosova ka shënuar rritje për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-a, e cila u publikua sot dhe na jep këto të dhëna. Ndërkohë që mësojmë se kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për një pozitë më poshtë.

Pas barazimitt me Danimarkën 2-2 dhe barazimit tjetër me Bullgarinë 1-1, përfaqësuesja e Kosovës tani renditet në vendin e 127, sipas tabelës së bërë publike nga FIFA. Ndërsa Shqipëria e cila pësoi nga Turqia dhe fitores nga Andora, ka rënë për një pozitë më poshtë. Ajo aktualisht e mbanë vendin e 62-të.