Gjatë kësaj kohe me ekipin në përbërje të shkrimtarit Hazir Mehmeti dhe biologut Shenasi Aliut, që më parë kishim vizituar Kalabrinë e Sicilisë, në Jugë të Italisë tash për dy ditë iu kthyem Veriut të Evropës, gjegjësisht Suedisë dhe Danimarkës, ku morëm pjesë në tri ngjarje të organizuar nga mërgimtarët tanë, aktivitete këto që u përcollën edhe nga përfaqësuesit diplomatik nga Shqipëria e Kosova, që veprojnë nën një kulm të përbashkët
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Tash kur kur me ekipin tim kisha vizituar disa herë botën arbëreshe në Jug të Italisë, nga 13-16 Janar 2023, bashkë me shkrimtarin e publicistin Hazir Mehmeti dhe biologun Shenasi Aliut ia mësymë Suedisë e Danimarkës, ku për mikpritës shumë të përzemërte patëm veprimtari dhe humanistin Ibrahim Xhemalin i cili na shoqëroi gjatë gjithë kësaj turneje, si në Malmë të Suedisë ashtu edhe në Kopenhagë të Danimarkës. Po në këto dy qytete krahas një proteste në Kopenhagë kundër gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, pati edhe dy promovime libri po ashtu me një temë gjenocidi, helmimin e nxënësve shqiptar në Kosovë, të librit „Pranverëe Vonuar“ me autor Hazir Mehmetin, libër ky që nxiti mjaft shumë interesimin e liridashësve, pjesëmarrës në këto dy promovime. Gjithashtu në Kopenhagë morën pjesë dhe përshëndetën edhe zonja Elida Petoshati, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës dhe konsulli i Republikës së Kosovës Valdrin Grainca. Në përmbyllje të kësaj mbrëmjeje i bëm një sheti Kopenhagës ku krahas monumenteve monumentale të ngritura me një arkitekturë që të magjepsë, nga jashtë patëm rastin ti shkrepim edhe disa foto objektit ku bashkërisht nën të njëjtin kulm ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës, ndaj edhe ishte kënaqësi të shihje sesi dy flamujtë e shteteve tona valonin afër njëra tjetrës si dhe dy tabelat e përfaqësive diplomatike pranë njëra tjetrës
Ajo që na impresionoi ishte takimi me mërgimtarët tanë të mashave të ndryshme ardh ndër vite apo edhe lind e rritë në këto dy shtete se sa kanë arrit, e integruar e shkolluar, duke zënë edhe vende kyçe në degë të ndryshme të ekonomisë së këtij vendi e sidomos në gastronomi, ndaj edhe drekat e darkat i kaluam në restorante me pronarë shqiptarë. Po në këto ndeja pamë me shumë kënaqësi se si shqiptarët nga gjitha trojet tona etnike janë të shoqëruar vazhdimisht me njëri- tjetrin dhe bashkëveprojnë edhe në organizime shoqërore e kulturore , pa dallime regjionale. Kompenent tjetër që na fascionoi ishte garda e re, kryesisht nxënës e studentë, që për mrekulli zotëronin si gjuhën amtare ashtu edhe të vendit ku jetojnë por edhe disa gjuhë të huaja.
Vetëm si shembull dua të marr të rinjt që takuam siç janë: Mimoza Murati, studente e pedagogjisë dhe Benjamin Haxha, nxënës i shkollës së elitave ndërkombëtare në Kopenhagë, po pse të mos i përmendi edhe nipin time Elion Rifati, student në mjekësi dhe mbesën Elisa Refati nxënëse gjimnazi në degën e fizikës, që të dy në Malme të Suedisë.
Momenti tjetër ishte se edhe në protestën e organizuar pati jo vetëm deputet vendor por edhe qytetarë të komuniteteve të ndryshme, çka tregon edhe një pozicion të lakmueshëm të shqiptarëve karshi komuniteteve të tjera në Skandinavi.
Krejt në fund të këtij shkrimi, ndonëse sipërfaqësor, dua të falënderoj edhe në emër të shoqëruesëve të mi gjitha ata mërgimtarë që na pritën me shumë përzemërsi duke ndarë me ne shumë kujtime e halle që na prokupojnë të gjithëve si mërgimtarë, që pavarësisht se në cilin vend perendimor jetojmë e veprojmë. A jo që do vlerësuar është komuniteti ynë tejet veprues e dinamik, pavarësisht nga vendi ku jeton e vepron. Por një falënderim edhe për vet këto dy shtete mike që iu kanë krijuar aq shumë hapsirë shqiptarëve për integrim dhe ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar, aq më parë që në këto shkolla mësimi plotësues shqip trajtohet në mënyrë shumë të avancuar nga institucionet arsimore vendore, madje edhe duke marr pjesë edhe në financimin e shkollës shqipe.