Torte me krem dhe vishnje
Për përgatitjen e kësaj recete iu nevojiten:
Për koren:
200gr biskota të tiramisus
200 gr kokos
250 gjalp i shkrirë
Për kremin:
800ml qumësht
8 lugë gjelle niseshte
6 të verdha të vezëve
200 gr sheqer
1 pako krem vanilje
500gr vishnje
Mënyra e përgatitjes:
Së pari përgatisim koren. Bëjmë bashkë biskotat dhe kokosin dhe i bluajmë. Pastaj ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe përziejmë mirë. Masën e hedhim në tepsi dhe e shtypim mirë me dorë që të ngurtësohet mirë.
Pastaj fillojmë me përgatitjen e kremit. Kremin e përgatisim në banjo mari, pra vëmë një tenxhere me ujë dhe sipër vendosim një enë. Masa duhet të trashet duke marrë nxehtësinë nga avulli i ujit të vluar. Në enë shtojmë të gjithë përbërësit për kremin dhe përziejmë vazhdimit. Pasi ta ziejmë kremin, e lëmë që të ftohet tërësisht.
Kur kremi të jetë ftohur, para se ta hedhim mbi kore, fillimisht i hedhim vishnjet dhe sipër vishnjeve shtojmë kremin. Sipër kremit, shtojmë pluhurin e vaniljes, të cilin e kemi rrahur dhe kemi fituar shkumë shllagi për dekor. Sipas dëshirës, sipër shkumës mund ta mbuloni me kokos. E vendosim në frigorifer për 2-3 orë dhe e kemi gati për ngrënie.