Topa djathi

Topa djathi

Për këtë recetë ju nevojiten:

200 gr djathë

200gr xhizë

200 gr kackavall

Arra

Boronicë e kuqe e tharrë

Mjaltë

 

Mënyra e përgatitjes:

Djathin, xhizën dhe kackavallin i bëjmë bashkë dhe i përziejmë mirë. Nuk kemi nevojë ti hedhim kripë sepse tashmë e kanë kripën e vet. Marrim nga masa dhe formojmë topa të cilët i kalojmë në arra të bluara dhe disa në boronica të kuqe të thara. I vendosim në një pijatë për servim, ndërsa topat e mbështjellura me arra preferohen që të shoqërohen edhe me mjaltë.

E kanë një shije vërtetë të këndshme.